Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Politologu Alban Daci foli në Studio Live për hapjen e grup kapitullit të parë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot në Luksemburg u çelën zyrtarisht negociatat për grup kapitullin e parë të Shqipërisë me pjesëmarrjen e kryeministrit Rama, ministrit hungarez të jashtëm Szijarto dhe komisionerit për zgjerimin në BE Oliver Varhelyi.

Daci thekson për Arbër Hitajn se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi ka të bëjë me vokacionin e shqiptarëve drejt perëndimit e shpalosur në protestat e dhjetor ’90 apo që me themelimin e shtetit në 1912.

'Mendoj që është ndër datat më të rëndësishme të shqiptarëve dhe është vokacion që ka nisur që në protesta e 90. Por vokacion që në krijimin e shtetit 1912. Kemi pasur qasje nga perëndimi. Moment historik edhe për shqiptarët që jetojmë jashtë. E kemi vuajtur si qytetarë të dorës së dytë sa herë që prezantoheshim në pikat kufitare të BE-së. Kjo ditë e shënuar, me gjithë defektet e veta, një kontribut i shqiptarëve këto dekada. Mendoj se duhet të kishte ndodhur më para.'

Tashmë, Daci e sheh Shqipërinë si një studente që duhet të kryejë në mënyrë ekselente studimet e saj drejt anëtarësimit që për të është i mundur në 2030.

'E konsideroj Shqipërinë përballë BE si një shqiptar pavarësisht se kam qenë student ekselent nga Tirana në Oksford. Sfidat kanë qenë të mëdhaja. Shqipëria në këtë momente është një studente. Procesi i integrimit është i mundur edhe në 2030. Këto momente një proces meritokratik. Nuk mund të ketë më alibi, për vonesën. Tani hyjmë në një proces check up të plotë. Çdo vonesë në BE tani është përgjegjësi e atij që qeveris Shqipërinë. nëse Rama ka vullnetin për reforma të thella të vështira, por që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, kërkojnë kurajo dhe efekt të thellë në jetën e shqiptarëve. Sfidë e madhe për Shqipërinë. Tashmë ndjehemi më shumë europian.'

Lajmet për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor janë pasqyruara edhe në mediat italiane.

'Sidomos Italia ka hapësirë të veçantë për Ballkanin. Ansa e ka trajtuar këtë gjë, moment historik edhe për vetë BE. Sidomos për Italinë që ka probleme serioze.'

Ndërsa në fund Daci përfundon se PD dhe PS duhet të bëjnë një ‘mea culpa’ për atë çka kaluar vendi këto dekada duke iu privuar hapjes së negociatave.

'Që Shqipëria të jetë më e sigurt drejt BE, pozita dhe opozita të bëjnë mea culpa dhe të përgatisin Shqipërinë drejt BE-së. Unë kam besim që ky proces do mbyllet në 2030.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë