Hapen ofertat e Llotarisë, në garë 
austriakët, italianët dhe qipriotët

Hapen ofertat e Llotarisë, në garë <br />austriakët, italianët dhe qipriotët
TIRANE- Ministria e Financave hapi zyrtarisht ofertat për tenderin e Llotarisë Kombëtare, licensa e së cilës do të jepet me koncesion për një periudhë dhjetëvjeçare. "Sot me date 20 qershor 2012, ne oren 11:00 perfundoi afati i dorezimit te aplikimeve per procedure konkurruese per dhenien e licenses se Llotarise Kombetare.Qe nga ky moment e konsiderojme te mbyllur afatin per dorezimin e aplikimeve", tha Dorian Teliti, sekretar i Ministrise se Financave. 

Siç ishte paralajmëruar në tender kanë marrë pjesë vetëm dy subjekte. Oferta e parë ishte ajo e llotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konscorcium i përbërë nga 3 kompani, llotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech” dhe çekja “Synot”. Tre kompanitë e konsorciumit që ka bërë ofertën e dytë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Qipriotja “GTech” është në fakt pjesë e grupit ndërkombëtar “GTech Holding", i cili zotërohet në pjesën më të madhe prej 75 për qind të tij pikërisht nga italiania “Lottomatica”. Vetë “Lottomatica” është pjesë e grupit De Agostini në Itali. Edhe kompania qipriote "Synot" rezulton e lidhur me “Lottomatica” dhe “GTech” në një sërë vendesh dhe investimesh të përbashkëta. 

Procesi i tenderimit për licencën e llotarisë kombëtare është kompromentuar rëndë nga akuzat publike të dy prej konkurrentëve të tërhequr, kompanisë greke "Intralot" dhe asaj turke Inteltek, të cilat denoncuan qeverinë se po ndjek procedura përjashtuese që cojnë në fitues të paracaktuar. Por dyshimet të forta lidhen me cmimit me të cilin qeveria po e shet licencën e llotarisë, i cili është i fiksuar në vetëm 3.5 milionë euro, kur vende me popullsi deri në 8 herë më të ulët se Shqipëria e kanë shitur licencën e llotarisë kombëtare deri në 40 milionë euro. Mosvënia e çmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka suprizuar jo pak ekspertë në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare që e kanë cuar deri aty sa të mos paguajë punët publike apo dhe në vonesa të transfertave për shtresat në nevojë. 
(gk.jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant