Një arratisje si nëpër filma bënë të mundur tre të burgosur në Itali. Protagonistët e kësaj “çmendurie” ishin tre të huaj, njeri prej të cilëve shqiptar.
Si realizuan arratisjen nga burgu Bellizzi në Avellino?
Mediat italiane kanë raportuar se tre të burgosurit kishin bërë një vrimë në mur, ndërsa për ta zbritur atë kanë përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin. Gjithçka ishte e menduar deri në detaje, por çfarë nuk shkoi mirë në këtë arratisje?
Një maroken 40 vjeç, një rumun 22 vjeç dhe një shqiptar 45 vjeç, ishin tre protagonistët që në mes të natës vendosën të kryenin planin e tyre për të lënë pas qelinë, por njeri prej tyre nuk ia doli! Ai ishte shqiptari, i cili teksa po tentonte të largohej është kapur në kohë nga karabinierët të cilët e rikthyen në burg.
Alarmi për kapjen e dy të burgosurve që arritën të arratiseshin nga burgu është ngritur dhe kërkimet kanë filluar.