Hapen zyrat e reja të Njësisë 8, Veliaj: Regjistroni vendbanimin, përkthehet në më shumë investime

Bashkia e Tiranës ka krijuar mjedise të reja për Njësinë Administrative 8, të cilat u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i cilësoi si një premtim të mbajtur për banorët.

Gjithashtu kryebashkiaku ftoi të gjithë banorët që janë pjesë e kësaj njësie, por që nuk janë të regjistruar aty, të bëjnë zhvendosjen e vendbanimit të tyre, duke përfituar edhe nga amnistia e vendosur nga qeveria për transferimin e gjendjes civile. Kjo procedurë, tha Veliaj, është shumë e rëndësishme në mënyrë që edhe fondet e buxhetit për vitin 2019 të ndahen sipas numrit të banorëve për çdo njësi.

Dua t’i ftoj të gjithë banorët të regjistrohen në këtë njësi, jo vetëm banorët e Njësisë 8, pjesa e vjetër e Tiranës, por edhe ata të pjesës së re që vazhdon deri te Bregu i Lumit. Është e rëndësishme që të dimë saktësisht sa banorë ka secila njësi, që edhe fondet t’i japim në përpjesëtim të drejtë me numrin e banorëve. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët, jo vetëm këtu në Njësinë 8, ku kemi një hapësirë mbi 500 metra katrorë, ku çdo gjë bëhet lirshëm, pa u shtyrë nëpër kangjella, pa pritur në radhë, me një shërbim dhe mjedis të kulturuar, por edhe në njësitë e tjera 12, 13, dhe 14, respektivisht te Fresku, te Kopshti Botanik dhe zona e Unazës së Re, të regjistrohen aty. Sa më të saktë ta kemi listën e banorëve, aq më të shumta do të jenë fondet.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë 

Veliaj ritheksoi se bashkëpunimi i banorëve për të bërë regjistrimin në vendin ku ata jetojnë realisht nënkupton më shumë investime për zonën e tyre dhe më shumë mirëqenie për çdo qytetar.

“Sot kemi banorë që kanë ardhur si nga Tropoja, si nga Saranda, që jetojnë prej vitesh ose këtu në Njësinë 8, ose afër Bregut të Lumit, ose te Fresku apo te Kopshti Botanik, ndërkohë që në letrat dhe regjistrat e bashkisë kemi një numër shumë modest. Kjo do të thotë se nevoja për të bërë investime nuk përputhet me sa banorë janë në regjistrat e bashkisë, ndaj nxitoni, është pa gjobë, një mundësi fantastike sidomos tani që njësia administrative është m’u në zemër të komunitetit”, tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa, deputeti i PS, Ervin Bushati tha se zyrat e reja që janë 3 herë më të mëdha se ato që ishin më herët, lehtësojnë çdo banor të zonës për të gjitha shërbimet që ata duan.

Më vjen mirë që sot i japim një palë zyra supermoderne Njësisë 8, tre herë më të mëdha se ajo që ka pasur në të shkuarën. Pra, kemi adresuar një problem shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që viti 2019, që i gjen të gjithë me zyra më të mira, të nxitojnë të marrin edhe çekun e bebes, edhe familjet të vijnë të bëjnë celebrimet këtu, të regjistrojnë sa më shumë fëmijë. Mendoj se i kemi hyrë një momenti ku kemi lajme të mira shumë për Njësinë 8, sidomos në infrastrukturë, ka një sërë investimesh të cilat mbarojnë këtë vit, që e kanë ndryshuar në gjysmën e tyre shumicën e lagjeve brenda pallateve, një sërë investimesh ku kuartallat janë rinovuar dhe zyrat janë të reja. Falenderoj kryetarin e bashkisë sepse me të vërtetë ka pasur një vëmendje të shtuar tek kjo njësi sepse e ka merituar, një njësi që gjithmonë ka pasur dhe ka prodhuar shumë politikanë, por s’ka pasur dhe s’ka prodhuar fare investime.

Ervin Bushati, deputeti i PS-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK