Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar opinionin publik se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Shkozetit.

Aktualisht i gjithë aksi Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë është i hapur për qarkullimin e mjeteve.

Ditën e nesërme në orën 05:30 do të vazhdojnë punimet me ndërhyrjen në segmentin Shkozet-Sukth dhe do të devijohet trafiku në Shkozet.

Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segment të përfundojë në orën 24:00 të ditës së nesërme.