Në nisje të sezonit turistik bëhet i qarkullueshëm në të dy krahët e tij Bypass-i i Fierit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e infrastrukturës, Balluku panë nga afër përfundimin e punimeve të këtij aksi të rëndësishëm 22 kilometra të gjatë me një limit shpejtësie prej 120 kilometrash.
“Gjerësia e këtij Bypass-i me dy karexhata është 22 metra total. Secila karexhatë ka nga 2 korsi. Është një rrugë e trajtuar dhe në detaje sipas kërkesave të pushtetit lokal. Kemi diskutuar dhe për disa problematika siç është rasti i përmbytjeve duke vendosur 104 tombino, por sigurisht kemi respektuar dhe ambientin duke mbjellë përgjatë gjithë segmentit pemë në të dy krahët e rrugës. Kemi ndërtuar 3 ura përgjatë këtij Bypassi, atë të Pojanit, Semanit dh Hoxharës. 4 udhëkryqe me dy nivele dhe, sigurisht, 21 nënkalime dhe 7 mbikalime” tha Balluku.
Pas Bypass-it të Fierit, ministrja Balluku njoftoi se brenda javës do të nisë asfaltimi i Bypassit të Vlorës, si dhe do të vijojë puna për ndërtimin e rrugës së Apolonisë dhe me rrugët hyrëse të qytetit të Fierit. Gjithashtu Balluku tha se ditën e premte do të hapet gara ndërkombëtare për projektin e tunelit të Llogarasë si dhe për aksin Milot Thumanë Rrogozhinë, pjesë e korridorit Adriatiko Jonian ose siç quhet ndryshe Korridorit Blu.
“Do fillojmë asfaltimin duke filluar nga kjo javë në një pjesë të mirë të tij. Kanë ecur edhe veprat e artit, kështu që, po plotësohen të gjitha pjesët, qoftë me Bypassin e Fierit dhe me Bypass-in e Vlorës. Ditën e premte ne do lancojmë dhe garën për tunelin e Llogarasë dhe më pas ditët në vazhdim do të lancojmë edhe garën për pjesën më të madhe të korridorit Adriatiko – Jonian”.
Aksin prej 120 kilometra pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian, Kryeministri Rama e cilësoi si një vepër gjigande. “Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanë- Rrogozhinës e deri këtu është fantastike”, - u shpreh Kryeministri. Aksi Milot - Thumanë - Rrogozhinë - Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit pritet të transformojë rrënjësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.
Bravo Z/KM !
PërgjigjuNUK MUND TE INAGUROHEN KETO RRUGE O KRYEMINISTER HAJVAN,,,KY BYPASS,,,ATY KA VJEDHJE SEPSE RRUGA KA DY KORSI,,,DHE NUK KA KORSI EMERGJENCIE QE NJE MAKINE E PRISHUR OSE NJE MAKINE QE I KA RENE GOMA TE PARKOJE NE ANE TE RRUGES DHE TE BEJE GOMEN OSE TE PRESE KARROTRECIN,,,,,KETO RRUGE KTHEHEN NE VATRA AKSIDENTESH ME VDEKJE,,,KRYEMINISTRI YNE PALACO ECEN ATY DHE NUK I BEN FARE PERSHTYPJE KY FAKT,,,,I NJEJTI GABIM ESHTE BERE ME RRUGEN TIRANE--DURRES-FIER,,,PO ASHTU NE RRUGEN TIRANE ==SHKODER,,,KJO ESHTE DHE ME E KEQE SEPSE KA VETEM NJE KORSI DHE NUK KA NDARJE,,,ME QINDRA VETA KANE VDEKUR ATY,,,KUSH MBAN PERGJEGJSI PER KETE ZOTI KRYEMINISTER,,?????????
PërgjigjuPerqasja e komunitetit eshte arsyeja kryesore e rritjes Se rasteve pasi në situaten e rihapjes distancimi social nuk ka rendesine qe kishte . Perdorimi I maskave eshte elementi kryesor mbrojtes qe ul 50-70% numrin e rasteve te infektuara.
PërgjigjuBravo bre byrazer
PërgjigjuTa kishe inaguruar te premten zoteri se nuk u be mrekullia te shtune e te diel nga kompania ndertuese, ndersa hengren nje fundjave ne trafik pushuesit.
PërgjigjuO Gjigand ec perpara e mos ndalo. Dhe 8 vjet i ke hallall o plako se je duke bere shtet. Bravo me bypassin e Fierit qe pd e la rrugeve 10 vjet.Tani po bere rrugen Milot Thumane Kashar Rrogozhine Fier, dhe Tunelin e llogarase do te krahesohesh me njeriun me te fuqishem qe ka lindur njerzimi, qe ja nderroi faqen Parisit, Frances, dhe bashkoi Europen para 200 vjeteve. Napoleon Bonaparti. Ti do jesh i denje te krahesohesh me kete figure legjendare te paperseriteshme te planetit.Ec pra Ed e mos ndalo se populli ty aq shume te do.
PërgjigjuHahaha si duket ministrja sikur eshte ngritur ne mesim....
PërgjigjuNuk e kane fajin lolot politikane "Zonja Flutura" (po ta shkruaj emrin ne kllapa se nuk e di sa zonje je).Po fajin e ka populli qe mban sa tipa si Edi Rama,Sali Berisha,Ilir Meta e Lulush Basha atje ne krye dhe ca tipa si "ty"we i vene nga mbas....
...po ashtu eshte se gjendet ne krah te Edit, jo te lolove politikane.