Dega Lezhë është më e reja e hapur nga Fibank si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe rritjes të biznesit në Shqipëri. Fibank Albania po zgjerohet në tregun Shqiptar me mbështetjen e fuqishme te Grupit rajonal Fibank.
Strategjia e zgjerimit synon punësimin e kapaciteteve profesionale, kredidhënien dhe suportin për bizneset e mira si edhe ofrimin e të gjitha produkteve e shërbimeve bankare për klientët individë.
Në vitin 2018 pritet një vazhdimësi e zhvillimeve pozitive dhe një rritje e mëtejshme e bazuar në përpjekjet e vazhdueshme në ofrimin e produkteve inovative dhe të përshtatura për çdo tip klienti.