Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës, Veliaj: Heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat! Ministrja e Bujqësisë: Do të garantojë çmimet më të lira

TIRANË- Hapet “AgroPark Tirana”, hapësira më e re publike e tregtimit bujqësor në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka njoftuat se 200 fermerët e parë kanë nisur shitjen e produkteve bio, të certifikuara me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, përuruan sot tregun e ri publik të Farkës, me sipërfaqe totale 25 mijë katrorë, i cili do të vijojë të zgjerohet, duke dyfishuar hapësirën tregtare dhe numrin e fermerëve që do tregtojnë në këto ambiente.

“Shumë faleminderit nga zemra të gjithë atyre që janë bashkautorë dhe kumbarë të kësaj vepre të jashtëzakonshme që lind sot. Është tamam si kurora e një mbretëreshe, e cila si gurë të çmuar ka Petrelën, Farkën, Baldushkun, Dajtin, Zall Bastarin, Zall Herrin, Ndroqin, Vaqarrin, Pezën. Shumë faleminderit që kujdeseni për kurorën e Tiranës dhe shumë faleminderit që e keni bekuar me energji pozitive gjithë këtë aksiomë, e cila besoj do transformojë si kurrë më përpara bashkëjetesën me Tiranën urbane, që është hapësira më e madhe ekonomike, jo vetëm e qarkut Tiranë, por e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Ai shpjegoi se si do funksionojë tregu i ri publik, i cili, sipas tij bashkon prodhimet më të mira të zonës.

“Duke filluar nga gjelat e Baldushkut, te vaji i ullirit të Ndroqit, te vreshtat dhe vera e Lundrës dhe domatja e vonë Shëngjergjit, janë të gjitha të shpërblyera. Gjithë ai mund dhe gjithë ajo ambicie që kemi pasur prej vitesh për të pasur një hapësirë, një treg publik, diçka që nuk funksionon për qëllim fitimi, por për qëllim mbështetje, më në fund sot bëhet realitet. Ta gëzojmë tregun e ri agroushqimor të shumicës, tregun publik të Tiranës. Do funksionojë pak si treg, pak si bursë, pak si agregator biznesi. Na kanë kontaktuar disa kompani të ndryshme, deri në Izrael, që të sigurohemi që këtu ka një kënd ku mësohen teknikat e reja dhe gjetjet më të fundit në shkencë. Edhe agropërpunimi është kthyer gjithashtu në një shkencë,” deklaroi Veliaj.

Veliaj thumboi edhe kundërshtarët politikë, që po premtojnë gjithçka falas në këtë fushatë, teksa tha se në këtë treg fermerët do të kursejnë 70% të kostove, që deri më tani shkonin për privatin.

“Dua ta sqaroj që në fillim se këtu nuk ka asgjë falas. Nuk ka falas sepse ai fermeri që zgjohet në 3 të mëngjesit për të punuar tokën, do duhet të paguajë gjithashtu fatura, duhet të paguajë librat e shkollës, duhet të paguajë veshjet e fëmijëve. Mundi i të gjithë atyre që kanë punuar dhe që punojnë në bujqësi do shpërblehet sipas rregullave të tregut të lirë, ku ata do duhet të jetojnë me dinjitet. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë dhe që bëjmë në këtë treg është që heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat, që shkonte për fitim të pronarit. Këtu pronari është Bashkia e Tiranës dhe bashkë me qeverinë jemi bashkëfinacues të këtij projekti. Nuk është falas, por atë 70% që e fuste në xhep privati, duke e kthyer në monopol edhe mënyrën si shtrohej tavolina e bukës në Qarkun e Tiranës, sot zerohet sepse Bashkia e Tiranës dhe qeveria nuk ka nevojë të nxjerrë fitim nga tregu,” u shpreh Veliaj.

Veliaj shtoi se në një fazë të dytë do të kemi një dyfishim të kësaj hapësire.


“Më vjen mirë që faza e parë përfundoi 100% me sukses dhe kemi një hapësirë prej 6000 metra katrorë sipërfaqe për magazina, tregtim ditor të hapur 2000 metra katrorë, hapësirë parkimi prej 6000 metrash katrorë dhe një sipërfaqe totale në dispozicion prej 25 mijë katrorë. Në fazën e dytë duam ta rrisim sipërfaqen e tregtimit dhe magazinimit me 20 mijë metra katrorë të tjerë, ose 200 operatorë të tjerë, sipërfaqen e tregtimit ta çojmë në 4000 metra, pra me 200 fermerë të tjerë dhe me një hapësirë tjetër prej 6000 metra katrorë sipërfaqe parkimi, duke e bërë sipërfaqen totale në dispozicion 55 mijë metra katrorë”, shtoi ai. 

Në këtë hapësirë çdo fundjavë do organizohen panaire dhe aktivitete që do përfshijnë gjithë qytetarët e Tiranës.

“Ne duam që ta gjallërojmë tregun edhe gjatë orëve të ditës, duke filluar nga java tjetër. Pra, të kemi sa më shumë aktivitete në treg. Nën eksperiencën që kemi parë në tregjet agro-ushqimore të Francës, por kryesisht ato të Italisë, në Verona, në Leçe, në Bolognia, duam që gjatë fundjavës ta kthejmë tregun në një hapësirë për panairet, ku edhe fëmijët vijnë të mësojnë dicka për bujqësinë, tamam si një Farm Ville. Diçka të ngjashme e kemi te Kopshti Zoologjik, për të kuptuar nga vijnë frutat dhe perimet, çfarë raporti duhet të kemi me tokën dhe natyrën, si na mundëson që kjo skemë e blerjes së ushqimeve kilometri zero apo prodhimet organike na mundëson një jetë më të shëndetshme dhe si qarkullon paraja për të kuptuar që sa më shumë para të ngelet këtu tek katunet tona, aq më mirë do të jetë për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se kjo hapësirë plotëson të gjitha standardet evropiane të sigurisë ushqimore.

 “Agropark Tirana është një tjetër vepër dhe një hap i sigurtë që hedhim drejt zhvillimit të bujqësisë, por dhe drejt zhvillimit të sigurisë ushqimore, për të rritur konkurrencën e ndershme mes operatorëve. Vetëm në Tiranë kemi 34 mijë fermerë që prodhojnë. Tirana, që tashmë përfaqëson tregun më të madh ushqimor konsumator në vendin tonë, vuante nga një mungesë e një hapësire ku të gjitha produktet të vinin me një cilësi të lartë e garanci të plotë të sigurisë ushqimore. Tashmë, kjo vepër është me standarde të larta të sigurisë ushqimore vendase, por të përputhura dhe me standardet e BE, se ushqimet këtu tregtohen në sipërfaqe që kanë dhoma frigoriferike që do i ruajnë ushqimet në këto standarde,” u shpreh Krifca.

Tregu do të shërbejë për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Veliaj në tregun e ri agro-ushqimor të Farkës: Gjatë fundjavës do zhvillojmë panaire dhe aktivitete gjithëpërfshirëse për qytetarët

 

 

Nga tregu i ri publik i Farkës, i cili u përurua sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në këtë hapësirë çdo fundjavë do organizohen panaire dhe aktivitete që do përfshijnë gjithë qytetarët e Tiranës.

“Ne duam që ta gjallërojmë tregun edhe gjatë orëve të ditës, duke filluar nga java tjetër. Pra, të kemi sa më shumë aktivitete në treg. Nën eksperiencën që kemi parë në tregjet agro-ushqimore të Francës, por kryesisht ato të Italisë, në Verona, në Leçe, në Bolognia, duam që gjatë fundjavës ta kthejmë tregun në një hapësirë për panairet, ku edhe fëmijët vijnë të mësojnë dicka për bujqësinë, tamam si një Farm Ville. Diçka të ngjashme e kemi te Kopshti Zoologjik, për të kuptuar nga vijnë frutat dhe perimet, çfarë raporti duhet të kemi me tokën dhe natyrën, si na mundëson që kjo skemë e blerjes së ushqimeve kilometri zero apo prodhimet organike na mundëson një jetë më të shëndetshme dhe si qarkullon paraja për të kuptuar që sa më shumë para të ngelet këtu tek katunet tona, aq më mirë do të jetë për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Tregu do të shërbejë për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/05/2023 14:02

    Mos I beni tregjet ne nes te tokave bujqesore te cilen e kemi me pakice...bejeni ne kodrat afer...gjynah

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/05/2023 12:07

    Ti je nje analfabet funkcional dhe një hajn i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh