Hapet edicioni i 60-të i 'Biennale di Venezia', Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të i 'Biennale di Venezia', Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

U çel sot në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit -  Biennale di Venezia. Shqipëria u përfaqësua në këtë event ndërkombëtar nga artistja shqiptare Iva Lulashi, me projektin “Love as a Glass of Water”.

I pranishëm në këtë event, ishte dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai deklaroi se Shqipëria nuk ka patur përherë fytyrën që ka sot, pasi sipas tij dikur gjeneronte interes rreth rrezikut dhe pasigurive që ngjallte, ndërsa sot është një atraksion i njohur

“Love as a Glass of Ëater”, vepra e Iva Lulashit sillet rreth subjekteve universale të afta për të kapërcyer dallimet dhe kufijtë, jo vetëm ato gjeografike. Ajo arrin të thellohet në dimensione të kulturës vizuale dhe të tensionit që krijohet mes vetëdijes, publikes, dhe intimitetit që thërrasin ndjesi të trajtuara prej kohësh si tabu, sidomos gjatë epokës komuniste shqiptare.

Shqipëria nuk ka patur përherë fytyrën që ka sot, dikur gjeneronte interes rreth rrezikut dhe pasigurive që ngjallte, ndërsa sot është një atraksion i njohur e kaq pranë me këtë qendër arti ku ndodhemi tani.

Për të vazhduar integrimin cilësor të vendit dhe artistëve tanë në skenën dhe diskursin botëror, kemi vlerësuar se është shumë domethënëse dhe urgjente të sillen gjithë këto subjekte në këto hapësira ekspozitive, për të krijuar një kornizë koherente të ku ndodhemi sot, jo vetëm si lokacion, por si qendrime dhe projektime drejt të ardhmes”,- është shprehur Gonxhja.

Makrotema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 Prill - 24 Nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

“Tema që ajo trajton merr shkas nga teoria e “gotës së ujit”, që i përket periudhës para revolucionit rus dhe lidhet me mendimtaren revolucionare feministe Alexandra Kollontai (1872 –1952). Bëhet fjalë për një teori që lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji. Me një influencë shumë të madhe në qarqet artistike dhe letrare ruse, këto ide nisën të pengohen dhe përndiqen nga aparati politik revolucionar. “Ndonëse metafora e gotës me ujë lidhet me lehtësinë e të pirit, nuk duhet harruar se uji është ai element jetësor, krejt si dashura. Dhe, është absurde që tema si dashuria dhe dëshira seksuale zënë një pjesë shumë të vogël në artin që prodhohet sot dhe ato asnjëherë nuk janë në qendër të aktiviteteve të mëdha apo të vogla, sikur të flitej për tabu për të cilat nuk flitet, apo si çështje të lehta, jo të denja për vëmendje”,- shprehet kuratori Antonio Grulli.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave