Hapet ekspozita “Vitrina e Muzeut të Kosovës”
PRISHTINË, 24 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.-“Vitrina e Muzeut të Kosovës”, titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë me eksponate nga fondi arkeologjik, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 1 shtator, mundësohet blerja e riprodhimit të “Hyjneshës në Fron” prodhuar nga Muzeu i […]
/ATSH-Behlul Jashari/.-"Vitrina e Muzeut të Kosovës", titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë me eksponate nga fondi arkeologjik, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 1 shtator, mundësohet blerja e riprodhimit të "Hyjneshës në Fron" prodhuar nga Muzeu i Kosovës, ndërsa fondet e grumbulluara do të dhurohen për fëmijët e SOS fshatrave të Kosovës.
"Hyjnesha në Fron" është një figurë terrakote mbi 6.000 vjet e vjetër, e zbuluar në 1956 në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, dhe është simbol antik i saj.
"Prezantohen riprodhimet e disa objekteve nga thesari arkeologjik, pjesë e koleksionit të madh të Muzeut të Kosovës, i cili ende nuk është kthyer nga Beogradi", u theksua në hapjen e ekspozitës.
Ka mëse 17 vite, nga 1998-1999 , prej kur më shumë se 1.200 objekte arkeologjike e etnografike të Kosovës mbahen në Serbi. Beogradi i ka kthyer Prishtinës "Hyjneshen në Fron", të cilin e pat sjellë nga kryeqyteti serb një nga ish-kryeadministratorët e misionit të OKB-së në Kosovë, Michael Steiner.
"Vitrina e Muzeut të Kosovës" ka ekspozuar edhe Medaljonin e Probit, i viteve 276-282, i zbuluar në Ulpianë, monedhë e përdorur gjatë sundimit të Perandorit Probi, Kapakun Prozopomorf dhe Figurinën Antropomorfe të peridhës së neolitit, të zbuluara në Mitrovicë, Urnën nga periudha e hekurit, zbuluar në Bardh të Madh, Okarinën - instrument muzikor frymor nga argjila e pjekur, e periudhës së neolitit zbuluar në Runik të Skënderajt, Tavolinën e kohës së neolitit zbuluar afër Gracanicës, e artefakte të tjera.
Hapja zyrtare e ekspozitës "Vitrina e Muzeut të Kosovës" u bë në Sheshin Ibrahim Rugova, në Prishtinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41