TIRANE- Të gjitha sipërmarrësit shqiptare të interesuar për një partner italian nga nga dita e sotme kanë në dispozicion një zyrë pranë pallatit të kulturës në Tiranë. Zyra e perbashkët Italo Shqiptare Finest, do jetë një pikë takimi mes Biznesit tone dhe atij Italian.
Në prani të ambasadorit Italian Massimo Gaiani, ministrit te ekonomisë Edmond Haxhinasto,drejtuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare të rajonit Friuli Venecia Gulia, Elio de Anna, dhomës së tregtisë tonë, konfindustrisë është prezantuar kjo mundësi e re për ekonomitë e dy vendeve. Fushat e bashkëpunimit mes bizneseve kalojnë nga turizmi, ekologjia, energjia, mineralet. Per ministrin Haxhinasto investimet e huaja janë baza e zhvillimit dhe e hapjes se vendeve të reja të punës. “Një rajon dinamik përsa i përket sipërmarrjes dhe inovaciont dhe një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset e dy vendeve. Sot nuk hapim vetëm një zyrë financiare të rajonit të Friuli, Venezia Gulias por krijojmë më shumë mundësi në rritjen e marrdhënieve mes ekonomive tona.” tha ambasdori Gaiani.
Për drejtuesin e marrëdhënieve ndërkombetare për Rajonin e Friulit, Elio de Anna zyra është një hap në ndërkombëtarizimin e binesi italian por dhe shqiptar falë kësaj mundësie të re bashkëpunimi. Në fund një memorandum bashkëpunimi është firmosur nga drejtuesit e rajonit të Friulit me dhomën e tregtisë shqiptare dhe konfindustinë gjithashtu.
(Foto: Massimo Gaiani, Elio de Anna, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të dhomës)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com