Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja kriteret për të aplikuar

Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja kriteret për të aplikuar

Foto ilustruese

Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Përmes një njoftimi, ministria ka bërë thirrje për të interesuarit që të aplikojnë për këtë post.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës”, Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Kritere të përgjithshme:

a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal;

ç) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;

d) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.

Kritere të posaçme:

dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë;

e) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë;

ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

f) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën.

DOKUMENTACIONI

1.Kërkesë me shkrim e aplikantit drejtuar Ministrit të Brendshëm për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

2.Aplikimi duhet të jetë i plotë në mënyrë që të merret në konsideratë. Vlerësimi bëhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara.

3.Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet që gjenden në shpallje.

VLERËSIMI

Brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të posaçme. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe të aplikantëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 10 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim, për secilin kandidat, në përputhje udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024.

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri në 26 qershor 2024

Adresa elektronike: [email protected]

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 11/06/2024 21:01

    Po nonjë gjuhë të huajt duhet me njohur ky drejtori. Në shkolla nëndvjeçare anglishtja nis në klasën e tretë. Në ministrinë e mbrojtjes të gjithë oficerët flasin anglisht. Apo në ministrinë e rendit, përfshi gardën, nuk ndihet nevoja e gjuhës së huajt.

    Përgjigju
  • ISH OFICER I UP.: 11/06/2024 19:25

    Mirë more mirë,por garda është repart ushtarak apo njënjësi(ndërmarje)me uniformë me grada???Z Balla mos e ulë dinjitetin eGARDËS!Ajo ka nevojë për ushtarak të lartë në gradë,menjë përvoj mbi 2o vjeçare ku përveç shkollës së M.B të ketë dhe shk.usht.me specialitet të zbulimit.KAQ PËR SOT. INSHALLA NUK VINI NDONJË JURIST.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur