Hapet gara për gjyqtarët e lartë, kryetarja e KLGJ-së: Themel për standardet e reja

TIRANE-Sot është hapur gara për anëtarët jo gjyqtarë që do të garojnë për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Pas miratimit të rregullores në datë 5 korrik, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur zyrtarisht garën. 'Sot hapim garën për juristët më të spikatur, themel për standardet e reja. Gjykata e Lartë do të vendoset në funksion' deklaroi  Naureda Llagami.

4 nga 19 anëtarët jo gjyqtarë të kësaj trupe të Gjykatës së Lartë duhet të kenë aftësi të larta morale, profesionale për 15 vite përfshi dhe botimet shkencore, menaxheriale si dhe për 10 vite të mos kenë qenë pjesë e posteve politike dhe të përfshirë në kandidime, raporton gazetari Arsen Rusta.

Kolonat mbi të cilat përzgjidhen dhe pikëzohen kandidatët janë merita profesionale, morale dhe etike si dhe organizative dhe menaxheriale. Pas verifikimeve dhe pikëzimit që KLGJ i bën kandidatëve emrat e tyre më pas i përcillen Presidentit të Republikës për ti dekretuar gjyqtarë të lartë.

Aktualisht gjykata e lartë nga 19 anëtarë ka vetëm 2, kreun e saj dhe anëtarin me mandat të mbaruar Ardian Dvorani i cili qëndron në detyrë deri në mbërritjen e pasardhësit të tij.

Axhenda e KLGJ

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj