Të hënën hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Vepra do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë Euro. Ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila e ka bërë me dije duke thënë se ndërtimi i këtij tuneli hap një porte të re drejt Jugut të vendit dhe është një ëndërr e të gjitha qeverive por që e bëhet realitet sot.

Ky është një projekt i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim.

"Kemi treguar të gjitha detajet dhe vetitë që do të ketë ky projekt. Ko kompani do ta dorëzojë këtë vepër sipas afatit dhe mbi të gjitha me kushtet. Kemi vendosur që prezantimin ta bëjmë publik dhe jo thjehst të hapim një tender. Tuneli hap port të re në jug të vendit. Ëndërr e të gjitha qeverive, e jemi duke e realizuar ne.

Po e nis me aeroportin e vlores qe presim te perfundoje ne 23 dhjetor. Bypasi i Vlorës që do lidhë aeroportim me zonën tjetër është duke ecur me hapa të shpejt. Kemi kaluar mbi 55% të punimeve. Perla e të gjithë këtij gjerdani është tuneli i Llogarasë", tha ajo.

Ofertat e kompanive për ndërtimin e tunelit do të priten për 60 ditë e më pas do të vlerësohen nga komisioni për të zgjedhur atë më të suksesshmen. Përveç tunelit të llogaraisë ministrja Balluku tha se po punohet për një sërë projektesh që synojnë ta kthejnë Jugun e Shqipërisë në një sport Turistik për të gjithë mesdheun, siç është edhe aeroporti i Vlorës. Ministrja tha se janë kryer 55% të punimeve në By-pass in e Vlorës dhe është punuar për të ndërtuar një gjerdan infrastrukturor që do të lidhe pjesën qëndrore të Shqipërisë me Rivierën shqiptare.