Ambasada Amerikane ka bërë të qartë se po vëzhgon procesin e përzgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dy institucione në themel të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Vendet vakante brenda të dy Këshillave janë tashmë të hapura.
“Ky rinovim i anëtarëve të Këshillit është kritik për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe efektive.”
Gjashtë anëtarë të rinj do t'i bashkohen çdo Këshilli - 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë - me një mandat pesë-vjeçar.
Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi.
Një anëtar nga shoqëria civile
Dy anëtarë nga radhët e avokatëve
Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm.
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim” informon SHBA përmes një deklarate postuar në facebook
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
38.7%
-
Gërryerja lumit
24.5%
-
ARRSH
36.8%
Vota total: 1098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ILD merr në dorë fatin e gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, kritika KLGJ-së që s’mori vendim
25 Shkurt, 12:08
-
Presioni ndaj ish-kreut të SPAK, Koçiu: Janë shtuar dy truproja për Altin Dumanin
20 Shkurt, 13:05
-
Xhafaj nuk tërhiqet, Kuvendi vendos në kalendar mbikëqyrjen e drejtësisë! Në qendër të kontrollit SPAK, KLGJ dhe KLP
18 Shkurt, 17:01
-
U skualifikua nga SPAK për një foto me Veliajn, gjyqtari Gerd Hoxha fiton në KLGJ, vazhdon garën si kandidat në GJKKO
17 Shkurt, 20:46
-
'Të rishikohet harta gjyqësore', Dhoma e Avokatisë Shkodër: Centralizimi ka prodhuar numër të madh çështjesh, vonesa në shqyrtimin e tyre
13 Shkurt, 10:25
-
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore, centralizimi po sjell vonesa në shqyrtimin e çështjeve
12 Shkurt, 17:06
-
Padia e Erion Veliajt ndaj Ols Dados, Gjykata Administrative cakton seancën më 3 prill
11 Shkurt, 14:35
-
'Po shkelen të drejtat e gjyqtarëve dhe po u cënohet integriteti'- KLGJ: Po rritet trysnia! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit
6 Shkurt, 21:35
-
‘Rregullohuni’, Ulsi Manja paralajmëron për ndërhyrje ligjore në sistemin e drejtësisë: Merrni përgjegjësitë që ju takojnë
6 Shkurt, 14:25
-
KLGJ refuzoi shqyrtim e dosjes së Irena Gjokës, njëri prej anëtarëve e çon në ILD me ankesë
5 Shkurt, 17:00
-
Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve mbi sigurinë, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK
2 Shkurt, 18:54
-
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë nëpër gjykata, reagon Ministri Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve
1 Shkurt, 13:45