Në Casoria, qytezë në Napoli, një humnerë e madhe ka 'gëlltitur' një kamion plehrash.
Dhjetëra metra e gjerë dhe po aq e thellë, humnera që u hap papritur, nuk mund të shmangej nga një kamionist i një makine plehrash, i cili me gjithë makinë ra brenda, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëme serioze. Ai u nxorr prej gropës së thellë prej ekipeve të shpëtimit dhe tani ndodhet I shtruar në spital.
Menjëherë nga forcat e rendit u pezullua trafiku, forcat zjarrfikëse evakuuan shtatë ndërtesa si dhe u bë ndërprerja e energjisë elektrike pasi në zonë kishte një erë të fortë gazi.
Komento
Mallkim per fatkeqesite qe I bejne botes...
PërgjigjuKur nuk hapet nje te parlamenti jone.