Hapet kantieri për ndërtimin e urës së re të Tapizës, Balluku: Do të evitohet trafiku për të hyrë në Tiranë

Ditën e sotme është hapur kantieri për ndërtimin e urës së re të Tapizës.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, e cila theksoi se aktualisht po punohet për ndërtimin e një bypass-i provizor i cili do të shpërbejë për qarkullimin e automjeteve gjatë kohës që do të realizohen punimet.

Balluku gjatë inspektimit të punimeve ishte e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho.

'Nuk do të ketë asnjë problem për trafikun. Mjetet do të kalojë në këtë rrugë të re dhe di të prishet ura e vjetër dhe do të ndërtohet ura e re. Jemi për të treguar mënyrën sesi do të aksesohet hyrja Tiranës për të evituar trafikun.

ARRSH në një bashkëpunim shumë të mirë që kemi pasur, kemi arritur të skanojmë gjithë situatën e urave në Shqipëri të cilat janë ndërtuar para 50 viteve të fundit. Pjesa më e madhe urave të dëmtuara ndodhen në zonën e Veriut.  Përfitojmë nga rasti se për pak ditë do të kalojmë trafikun nga bypass-it i ri.'- tha Balluku.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë