Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall konkursin me temë “Përzgjedhja e Brand-it të dyqaneve me produkte tipike shqiptare”. Modeli fitues i këtij konkursi do të shërbejë më pas në ngritjen e një rrjeti dyqanesh me produkte tipike shqiptare. Konkursi ka për qëllim nxitjen e ideve inovative për krijimin e një brandi sa më dinjitoz, i cili të përfshijë logon, emrin, sloganin, dizajnin, pamjen vizuale në 3D, si dhe arredimin e rrjetit të dyqaneve.

MBZHR fton nga sot të gjithë të interesuarit: studentë, individë, studio design, kompani të fushës etj, të bëhen pjesë. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga 1 shkurt deri më 21 shkurt. Më pas në datën 23 shkurt do të përzgjidhen finalistët nga të cilët në një aktivitet të posaçëm do të shpallet edhe modeli fitues.

Qëllimi i këtij projekti është të promovojë prodhimin vendas duke krijuar një rrjet dyqanesh moderne për marketimin dhe shitjen e tyre.

Në përfundim fituesi do të vlerësohet me çmimin prej 5000$ i mundësuar nga partnerët e ministrisë në këtë projekt.

formular
(Formulari i aplikimit në konkursin për përzgjedhjen e brandit)

d.c./shqiptarja.com