Hapet konkursi për të zgjedhur 20
mësuesit më të mirë në vend

Hapet konkursi për të zgjedhur 20<br />mësuesit më të mirë në vend
Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet konkursi kombëtar “Mësuesi i Vitit”. Konkurs ky që do të organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri.

Konkursi synon vlerësimin e figurës së mësuesit nga institucionet përkatëse, komuniteti, shoqëria dhe më gjerë për të gjithë kontributin që ata japin çdo ditë në edukimin e fëmijëve në mbarë vendin.

Nikolla: Figura e mësuesit kyç për arsimin cilësor

Në ceremoninë e shpalljes së konkursit kombëtar “Mësuesi i vitit” Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, theksoi se figura e mësuesit është kyçe për një sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.
 
Gara do të jetë e fortë, do jenë shumë mësues që do i bashkohen kësaj nisme, kësaj procedure për tu vlersuar në 5 fusha kryesore që lidhet me mësuesin më të mirë në mësimdhënie, me mësuesin më të mirë parashkollor, mësuesin që advokon mbrojtjes së mbrojtjes së fëmijëve dhe promovimit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në shkollë, mësuesit që kontribuon për rritjet cilësore në shkollë, mësuesit inovativë po ashtu. Është një garë që shënon edhe një herë më shumë faktin që mësuesi është një figurë qendrore e shkollës, po pse jo dhe një figurë qendrore e shoqërisë shqiptare”, tha ministrja Nikolla.
 
Të gjithë  mësuesit që japin mësim në arsimin parauniversitar publik edhe privat në Republikën e Shqipërisë mund të marrin pjesë në  Çmimi Kombëtar “Mësuesi i vitit”.
Gjatë muajve në vijim do të mblidhen nominimet. Për të bërë të mundur përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidaturave do të ngrihet një juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, gazetarë etj, të cilët pas vlerësimit, do të përzgjedhin 20 mësuesit më të mirë. 

Profilet e mësuesve do të bëhen publike në faqen zyrtare të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri. Një forum i hapur me pjesëmarrjen e mësuesve të përzgjedhur do të organizohet gjatë periudhës Shtator-Tetor. Në 5 Tetor 2017 në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, do të shpallen edhe mësuesit fitues të Çmimit Kombëtar “Mësuesi i vitit”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi