Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në hapjen e mensës sociale në Shkozë, pjesë e Njësisë Administrative Nr 1 për njerëzit në nevojë.
 
Më vjen shumë mirë që më në fund hapëm edhe mensën e tretë të Bashkisë së Tiranës. Patëm premtuar vjet që do të hapnim 3 mensa.
 
Filluam në Kombinat, pastaj në Laprakë, tani në Shkozë. E di që nevojat në këtë qytet janë të shumta, ka pafund probleme që duhen zgjidhur, por megjithatë besoj se kur secili bën maksimumin e vet, kur bashkia bën pjesën e saj, kur komuniteti bën të vetën, lagjja i gjendet njëri–tjetrit, atëherë besoj se është më mirë për të gjithë. Ndaj, dua t’u falenderoj të gjithëve me gjithë zemër edhe për bashkëpunimi
n” tha Veliaj.
 
[gallery]19941[/gallery]

Kryetari i Bashkisë deklaroi se hapja e mensave sociale nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë me shtrirjen në të gjithë kryeqytetin.
 
“Ajo që unë zotohem është që, siç kemi nisur me këto 3 mensa sociale, ta vazhdojmë traditën e mirë.
 
Besoj se qyteti vërtet ka probleme, por nuk duhet të vuajë qyteti për disa vakte ata që kanë nevojë dhe për të gjithë ata që janë në një moshë të thyer dhe që kanë nevojë për dorën e qytetit dhe të shtetit.
 
Ndoshta, do të lëmë disa gjëra të tjera pa bërë, por mendoj se kur u kushtojmë rëndësi fëmijëve, të moshuarve, njerëzve në nevojë, i gjithë qyteti bëhet pak më i mirë
” nënvizoi kreu i bashkisë.
 
Veliaj tha se brenda një viti janë ngritur shërbimet sociale dhe janë rritur investimet nga ana e Bashkisë së Tiranës.
 
Mbaj mend një vit e gjysmë më parë, kur filluam detyrën, këtu nuk pipëtinte asgjë.
 
Sot banesat sociale janë shpërndarë, kemi shërbime sociale, kemi një sallë leximi, kemi kurse për fëmijët me aftësi të kufizuar, kemi vullnetarë që shërbejnë këtu, kemi kuzhinierë, bashkia është në krye të detyrës dhe ndoshta nuk është perfekt, por është shumë më mirë se sa e gjetëm
” tha ai.
 
Kreu i Bashkisë bëri të ditur se edhe për festat e fundvitit, bashkia do t’iu gjendet pranë njerëzve në nevojë.
 
Edhe për këtë fundvit do të vazhdojmë me disa aktivitete, që të sigurohemi që kush është nevojtar, të ketë mundësi gjithashtu të gëzojë dhe t’i gjendemi njëri-tjetrit ashtu siç na ka hije, si një qytet që vërtet ka 1 milionë banorë, por sërish e ruan dashurinë dhe mirësjelljen për njëri-tjetrin” përfundoi Veliaj.


dy.b/shqiptarja.com