Një gropë e madhe rreth 10 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë është hapur në mes të një rrugë këmbësorësh mbi kodrat e qytetit të Vlorës.
Dyshohet se rrëshqitja e tokës ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë vendin javën e kaluar.
Siç shihet edhe nga pamjet, gropa ndodhet në rrugën që të çon për në teqenë e “Kuzum Babasë” dhe përbën rrezik për kalimtarët dhe besimtarët e shumtë që kalojnë aty.
Sipas banorëve, gropa mund të jetë krijuar si pasoje e shembjes së tuneleve nëntokësore që janë ndërtuar në këtë zonë gjatë regjimit komunist.
Gropa është shumë afër dy shtëpive banimi dhe përbën rrezik për fëmijët. Ndërkohë bashkia e Vlorës po merr masa për mbushjen e saj me inerte.
Po studiohet gjetja e një rrugë ku mund të futen kamionet, pasi zona ku është hapur gropa ka vetëm një rrugë të shtruar për këmbësorët.
[gallery]19710[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO