ÇOROVODE- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet sot në qytetin e Çorovodës ku ka marrë pjesë në hapjen e panairit të prodhimeve agro ushqimore të kësaj zone të organizuar nga fermrët dhe blegorët vendas. Kryetari Meta është shprehur në këtë panair se është koha ti kthehemi punës, ashtu sikurse punojnë ata që sot janë organizatorët e panairit.

Meta para banorëve të Çorovodës ka thënë se e ardhmja dhe progresi nuk vjen duke shkulur, por duke mbjellë cdo ditë. 

Kreu i Kuvendit ka premtuar se për Skraparin ka prespektiva të reja dhe se së shpejti do të nisë projekti për zhvillimin e agro-turizmit dhe se LSI është aty për të mbështetur të gjitha ata që duan të punojnë.

meta
meta
meta

Sipas Metës zhvillimi i një vendi varet nga puna e njerëzvë që jetojnë aty. Gjithashtu ai ka premtuar se në fund të vitit do të përfundojë rruga Lushnje- Berat.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)