Hapet panairi i Profesioneve në Tiranë, Veliaj: Krenarë që kemi orientuar të rinjtë drejt aftësimit profesional dhe teknologjisë së informacionit

Hapet panairi i Profesioneve në Tiranë, Veliaj: Krenarë që kemi orientuar të rinjtë drejt aftësimit profesional dhe teknologjisë së informacionit

Në Tiranë është çelur Panairi i Profesioneve, i cili ka për qëllim orientimin e të rinjve drejt aftësimit dhe formimit profesional. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, vizituan sot stendat e këtij panairi, u shpreh krenar që sot shumë të rinj zgjedhin arsimin profesional si alternativë, shpesh edhe më fitimprurëse në tregun e punës në Shqipëri. 

“Teksa po vizitoja shumicën e stendave, u ndjeva posaçërisht i emocionuar tek stenda e shkollës “Herman Gmeiner”. Para 8 vitesh, kur pata privilegjin të isha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku përfshihej edhe arsimi professional, Fondacioni SOS na ofroi një godinë dhe na lindi ideja për të krijuar shkollën e parë Profesionale të Teknologjisë së Informacionit. Nuk kishte gëzim më të madh për mua, si pjesë e asaj skuadre, teksa shihja çunat e gocat që më thane plot zell: “Kryetar, jemi nga shkolla “Herman Gmeiner”, ne merremi me teknologji informacioni. Një pjesë e jona, që tani jemi në gjimnaz, ka filluar punë”. Nuk besoj se ka bekim më të madh për punën tonë dhe një përgjigje më të mirë se kjo për vendimin e duhur që morëm në atë kohë”, kujtoi Veliaj.

“Shumë njerëz, sidomos ata cinikët e më skeptikët e portaleve thoshin: “Ç’a janë këto budallallëqe me arsimin profesional? Pse, ç’jemi ne, në komunizëm?”. Pa shikoni Zvicrën! Kur thoni Zvicër, çfarë mendoni? Ju vijnë ndërmend çokollatat zvicerane, orët, që i bëjnë zanatçinjtë. Lexova për një grup fantastik studentësh zviceranë që kishin arritur të gjenin një formulë të prodhimit të shollës ideale për këmbën e një këpuce, e cila quhej “on running shoes”, dhe nga një produkt studentor është sot marka e atleteve që ka shitjet dhe rritjen më të madhe se çdo firmë tjetër,” vijoi Veliaj.

Ai shtoi se në Arena Center, një tjetër ambient i është kushtuar tërësisht teknologjisë. “Nga njëra anë është Tumo Center, ku mësojnë të kodojnë fëmijët e vegjël, adoleshentët nga mosha 12 deri 18, kurse në anën tjetër punon stafi i “Lufthansa Industry Solutions”, ku të rinjtë paguhen më shumë se një deputet.

"Mjafton vetëm ky shembull për t’iu përgjigjur pyetjes së prindit: Çfarë të bëj me orientimin e fëmijës tim, ku ta çoj? Do studiojë shkenca politike, do studiojë juridik, do studiojë shkenca sociale, janë punë shumë të rëndësishme, por le ta pranojmë, nuk ka vend për 10 mijë studiues shkencash politike, nuk ka vend për 10 mijë filozofë, apo për 10 mijë që studiojnë çështjet sociale. Ama, ka vend pafundësisht për turizëm, ka vend për bujtina dhe sidomos për çështjet e teknologjisë së informacionit,” deklaroi ai.

Ministrja Ibrahimaj, nga ana e saj, tha se edhe shifrat e punësimit të atyre që kanë zgjedhur arsimin profesional krahasuar me të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme dhe nuk kanë vijuar studimet e larta, janë sot me të larta se më parë.

“Bizneset kanë një problem, gjetjen e profesionistëve. Jo të gjithë duhet të jenë ekonomistë. Ndërkohë që, bizneset kërkojnë pafund teknikë, inxhinierë, që mund të dalin edhe nga shkollat profesionale. Kemi sot 35 shkolla shtetërore profesionale, që punojnë çdo vit për të aftësuar nxënës,” tha ministrja.

Panairi i Profesioneve është risi në kontekstin shqiptar, pasi vendos në vijë të parë nevojën për orientim dhe për të marrë vendime të mirëinformuara për karrierën. Ai ofron një platformë për të rinjtë dhe të rejat që ata të kuptojnë më mirë tregun e punës profesionet përkatëse dhe të njihen me institucionet ku mund të drejtohen për shërbime karriere, apo punësimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite