Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ndërsa shkruan se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.
“MIRËMËNGJES dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
Projekti synon mirëadministrimin e zonës, me synim kthimin e Gjirit magjepsës të Panormës në një destinacion turistik, duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Hapi tjetër i projektit përfshin rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.
Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.
Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos.
Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.
Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ja perse tu desh Vengu (lepe peqe) o esati modern
PërgjigjuKu JU ÇON MUSHKA, MORE?Ç'JANË KËTO HAPIEMASIVE, JU KA NGELUR DHE SHËNGJINI?PO AMERIKA ME SHOQE KËSHTU I KA HAPUR BAZAT?JU GJENERALË)ME URDHËR DITE)JU ROFSHIN PALLASKAT SE BENI E KEQIA MË E MADHE,SPS,NUK SUGJERONI.PO ZATEMM TUFË GJENERALËSH,KOLONELËSH,erjPA USHTAR JENI.MBRONI ATDHEUNDHE JO KARIKET.
PërgjigjuKush oligarg e mori dhe kte prone te ushtrise?
PërgjigjuNuk i shkon nder mend çitjanes qe mund te plase lufte ne Evrope ne te ardhmen e afert edhe do hyjne ne pune te gjithe fortifikimet qe ka ndertuar shteti dhe populli shqiptar me kosto te jashtezakonshme. Duhet te ruhet sekreti ushtarak per te gjithe keto asete dhe mos lejohet kembe civili neper keto zona ushtarake. Respekte per ndertuesit e ketyre veprave, jo per bojaxhinjte e sotem.
PërgjigjuTe pakten tani turistet mund te fotografojne te qete pa u denuar si spiune or teeeejjjjj
Përgjigju