Paris 2024/ Dudaev rishkruan historinë e Shqipërisë, i siguron medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Dudaev rishkruan historinë e Shqipërisë, i siguron medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike

Foto nga përballja e Islam Dudaev në Paris 2024

PARIS- Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë.

Mundësi nga Çeçeni i natyralizuar në shqiptar, fitoi medaljen e bronztë kundër hungarezit Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

29-vjeçari një ditë më para u eliminua në çerekfinale, por për shkak se kundërshtari shkoi deri në finale u rikualifikua dhe sot kishte dy ndeshje për medaljen e bronztë. Fillimisht përballja kundër amerikanit u anulua pasi kundërshtari ishte mbi peshë, ndërsa në ndeshjen e medaljes Dudaev arriti të fitonte 13-12 kundër hungarezit.

Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dy mjete shpërthejnë në flakë në Bypass-in e Vlorës, shpëtojnë drejtuesit dhe pasagjerët

Dy mjete shpërthejnë në flakë në Bypass-in e Vlorës, shpëtojnë drejtuesit dhe pasagjerët