Lezhës i është shtuar një tjeter pikë e rrjetit të supermarketeve lider në Shqipëri, Big Market. Për të qenë sa më pranë konsumatoreve lezhjanë dhe për tju përgjigjur kerkesave të vazhdueshme të qytetareve këtë të shtunë është hapur pika e Big Market, në bulevardin kryesor të qytetit të Lezhës.

Me një larmishmeri produktesh dhe me çmimet me konkuresese në treg, Big Market sjell për çdo familje produkte cilësore dhe me çmime mjaft të leverdishme. Qytetatar të shumtë janë dyndur për tu bërë pjesë e blerjeve në marketin e ri, pasi në diten e parë të hapjes nuk kanë munguar as ofertat.

A jeni klient i vazhdueshëm?
Qytetar 1: Po, po, gjithmonë.

Pse e zgjidhni?
Qytetar 1: Për shumë arsye, në radhë të parë nuk ke nevojë me u shpërnda sa andej-këtej, i ke të gjitha gjërat që kërkon, edhe çmimet janë të arsyeshme.

Qytetar 2: Blejmë se ushqimet janë një fije pak më lirë.

Qytetar 3: Unë blej te Big Market se këtu ka çmime të arsyeshme dhe më intereson të blej në leverdi të çmimeve që ka këtu.

Qytetar 4: Në Big Market unë gjej të gjithë produktet që kërkoj, gamë të gjerë produktesh, cilësi, garanci dhe çdo gjë që më nevojitet për familjen time.

Qytetar 5: Qenkan modernë, çmime shumë të arsyeshme dhe i kompletuar me të gjitha gjërat.

Me një eksperience 18 -vjeçare në treg ky është marketi i 5 që Big Market hap në qytetin e Lezhës, ndërkohë në të gjithë Shqipërinë numërohen plot 105 të tillë. Ofrimi i produkteve të standarteve të larta ndërkombetare tregon për përkujdesin që Big Market ka ndaj konsumatoreve të shumtë që e zgjedhin në mbarë vendin.

d.c./shqiptarja.com