TIRANE-Mbrëmjen e sotme ka çelur dyert qendra e re e artit, "Art-Turbina", e cila do të jetë multifunksionale. “Art-Turbina” është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kjo qendër do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projektet e tij. I pranishëm në mbrëmjen e sotme në hapjen e qendrës ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një skenë e re për artistët me dy salla optimale. Duke u ndalur te debati për Teatrin e ri Kombëtar, Rama u shpreh se ai do të ndërtohet dhe se nuk u takon artistëve për të vendosur, por qeverisë, që është votuar nga qytetarët. Shefi i qeverisë nuk i kurseu akuzat për opozitën, që sipas tij nuk bëri asgjë në tetë vitet që ishte në pushtet duke lënë gjithçka që të degradohej.
Ky është një rast i mirë për të vënë disa pika mbi ‘i’, pasi po ngrihet volumi i vajtimit për të zezën që e gjeti kulturën dhe artin për shkakun tonë. Ne nuk kemi bërë mrekulli, por 571 monumente janë përtej greminës, 20 operacione shpëtimi po zhvillohen aktualisht, ndërsa 67 projekte janë gati për t’u futur në zbatim. Nuk është pak që të kujtohet që pas dekadash pa asnjë ndërtim në fushën e kulturës janë ndërtuar 4 muze të rinj, janë strehuar 3 thesare. Në 2017 numri i spektatorëve në Teatrin Kombëtar ishte 5 herë më shumë se në 2014. Historinë e një teatri nuk e nderon godina e vjetër, por vlera e protagonistëve. Mjafton të shikosh, teatrin, bibliotekën dhe muzeun, që ende nuk është vënë dorë, pas një braktisje nga shteti, por janë mjaft që gojtoret e baltës të qepen dhe të mos bëjnë zë fare.
A duhet të ruhet ngrehina absurde e Teatrit Kombëtar, nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka sens që ky të jetë shqetësimi i aktorëve. Kanë të drejtë që të kërkojnë kushte optimale, por nuk kanë si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e një godine të vjetër apo ndërtimin e një të reje, u takon vendimmarrësve të votuar nga populli që të marrin vendimin në bashkëpunim me specialistët. Godina mund të jetë pjesë e historisë së teatrit dhe mund të mos jetë, në rastin tonë nuk është. Shqipëria nuk e pati kurrë një godinë të denjë teatri. Mbreti Zog e kishte në planet e tij, përballë Piramidës, por nuk pati kohën në dispozicion, regjimi komunist e përfundoi ngrehinën e nisur në 1938 nga italianët. Në 45 vite regjimi ndërtoi Operan dhe Galerinë dhe teatrin e futi në kompleksin e ndërtuar nga italianët. Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe rajon pa një skenë të denjë të Teatrit të vet Kombëtar.
Edi Rama
Për Ramën godina aktuale e Teatrit Kombëtar e ka mbyllur misionin e saj dhe se pyetja që duhet të ngrihet është se cfarë duhet bërë për të mbushur ikjet e aktorëve të mëdhenj. Ai tha se Robert Ndrenika është mojkani i fundit i një brezi të artë, ndërsa nuk i shquan se ku janë trashëgimtarët.
Nuk është pyetja a duhet prishur Teatri Kombëtar, ajo godinë ku sot nuk e bën një festival kombëtar, jo më rajonal, është e degraduar. Pyetja është cfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha të ikjeve pa fund të aktorëve të mëdhenj Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Bujar Lakos dhe me radhë, se kur e shoh sot Robert Ndrenikën në tryezat për të ardhmen e godinës, më shumë se cfarë mendon ai për godinën mua më pikëllon dukja e tij prej mojkani të fundit, e një historie talentesh të mëdha, ovacionesh të pafundme. Ndërkohë që nuk i shquan sot se ku janë trashëgimtarët e fronit të Ndrenikës. Kjo është pyetja e vërtetë që do të meritonte një debat shumë serioz. Kriza e vërtetë e teatrit sot mes të djeshmes dhe yjeve të saj. Qeveria është gati të ulet për të kuptuar se cfarë mund të bëhet më shumë. Godina e ka mbyllur misionin e saj me kohë dhe me vak. Si mund të ketë sot një regjisor dhe aktor që të mos dojë një teatër të ri dinjitoz.
Edi Rama
Duke u ndalur te projektligji për ndërtimin e teatrit të ri, kryeministri theksoi se do të ndërtohet 100% nga privati, ndërsa shteti do të vendosë në dispozicion truallin. Përsa i përket privatit që do të ndërtojë godinën e re, Rama u shpreh se në këmbim të ndërtimit të një godine të re brenda hapësirës ku ai kufizohet sot, do të zhvillojë një projekt transformimi të zonës pas teatrit.
Si mund të ndërtojmë ne këto vepra, ndërkohë që shuma e nevojshme i kapërcen, ndoshta 100 fish mundësitë e buxhetit vjetor të investimeve. Mjafton të mësojmë nga të tjerët që janë më të pasur se ne dhe i përgjigjen me PPP, bashkim forcash për të ndërtuar vepra, ku shteti garanton atë që përfiton dhe kapitali privat mundëson realizimin e veprës. Teatri do të ndërtohet 100% nga privati, shteti do të vendosë në dispozicion truallin. Ndërsa privati në këmbim të ndërtimit të një godine të re për teatrin brenda hapësirës ku ai kufizohet sot, disa herë më e madhe godina dhe pa diskutim 1000 herë më e denjë do të zhvillojë një projekt transformimi të zonës pas teatrit. Ku është problemi këtu? Nuk do të prishim mbrëmjen për të komentuar ata bishtat që dalin pas.
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare duke paralajmëruar ndërtimin e një godine të re, pasi rindërtimi është kohë e humbur tha ai.
Në parapëlqejmë që të rindërtojmë sikur kemi bërë me disa dhe po bëjmë se kushton më pak. Por si në rastin e stadiumit, teatrit dhe Bibliotekës Kombëtares, e cila sapo kaloi edhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit.
Edi Rama
KETO JANE PRALLA ME MBRET TE ED RAMES I BEN PER TE TERHEQUR VEMENDJEN E POPULLIT PER TE HARUAR SKANDALET MAFJOZETE BANDES KRIMINALE TE PS DUKE FILLUAR ME TAHIRIN XHAFEN 4.3 miljoshin e BALLES DUKE VAZHDUAR ME BABALEN E DESHTUAR TE ED RAMES DHE ME E FUNDIT VRASJA MISTERIOZE E SHOFERIT TE XHAFES
PërgjigjuZoti Rama mos do kete te njejtin fat si Kinema Republika qe e shkateroi Fidel Bodyguardi dhe ndertoi nje gje te shemtuar aty qe nuk dihet ende cfare eshte edhe pas 12 vitesh? Mos do te kete te njejtin fat si Kinema 17 Nentori qe u zhduk po njelloj? Ku po shkon tirana me te cilen jemi rritur? Kemi te drejte ne te degjohemi? Premtimet dhe atehere ishin te medha! Nese nuk do qe kjo afere te vije ere, atehere hiqja Fusha shpk te drejten e ndertimit dhe jepe me konkurs. Besoj me qarte dhe me ndershmerisht se kaq nuk mund te flase nje njeri qe ju ka votuar gjithenje.
Përgjigju