Teatri te ‘Art-Turbina’/ Artistët: Sa më shumë skena aq më mirë, kënaqësi e madhe

Teatri te ‘Art-Turbina’/ Artistët: Sa më shumë skena aq më mirë, kënaqësi e madhe

Luftar Paja

Balet, këngë, muzikë, por edhe dy ekspozita fotografike janë përzgjedhur për të hapur ceremoninë e inaugurimit të skenës së re të artit, “Turbina”. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet foli për ish- ndërtesën e Laboratorit të Hidrologjisë, e cila do të funksionojë, si teatër, por edhe si skenë multimediale. Duke folur për Teatrin Kombëtar Rama u shpreh se pas shembjes tij në të njëjtën hapësire do kemi një teatër të ri e modern. Ai shtoi se tetari është pronë e publikut dhe jo artistëve.

Dy salla për shfaqje, dhoma prove, dhoma zhveshje, palestër, por jo vetëm, janë hapësirat e godinës trekatëshe të Art-turbina, që do të mirëpresë aktorët e Teatrit Kombëtar. Atmosferës festiveve i janë bashkuar artistët e Operës dhe Teatrit Kombëtar. Ata shprehen se për ta është një mundësi më shumë, për të qenë më pranë publikut, por edhe për të punuar në kushte bashkëkohore.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, shpreh vlerësimin e tij për punën që është bërë. Ai e shikon si një ndihmë për trupën e aktorëve, që do të punojnë në këto ambiente. Sipas tij, artistët nuk do të kenë më ftohtë në dimër dhe as vapë në verë.

Logjikisht do i atashohen teatrit dy skena, është kënaqësi shumë e madhe që në kryeqytet të kemi sa më shumë skena, aq më tepër me standarde, ndryshim i cilësisë së jetës

Hervin Çuli

Aktori Luftar Paja shpreh entuziazmin e tij, që më në fund Tiranës me rreth 1 mln banorë po i shtohet edhe një skenë arti. Ai shpreh dëshirën, që në një të ardhme edhe vet të ngjitet në skenat e “Turbinës”.

Nuk do qorri sytë?! Sa më shumë pika të tilla, më mirë për spektatorin dhe për artistin që po rrinë nëpër kafene. Sa më shumë skena aq më mirë është, edhe unë dëshiroj që të shpalos vlerat e mia në këtë vend.

Luftar Paja

Bruno Shllaku ka lënë Shkodrën për t”iu bashkuar festës së sotme. Një ftesë, që sipas tij duhet që çdo kush të ndihet krenarë. Për Shllakun Tiranës, por edhe Shqipërisë i duhen edhe shumë skena të tjera të reja, pasi artistët mbeten të përjetshëm në memorien e njerëzve, jo nëpër godina.

Violinistja Abigiela Voshtina dhe kompozitori Gridi Kraja vijnë të dy nga eksperienca të huaja, prandaj për ta rivitalizimi i kësaj godine në një skenë arti është një risi shumë e mirë, që po i shtohet vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Farmacisti: 02/07/2018 23:38

    E more Xarelton o ballshuk? Rri mos dil me tani se je bere si lolo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)