Është hapur në kryeqytet qendra e parë rezidenciale për këdo nga komuniteti LGBT që braktiset, ose që vuan nga dhuna familjare dhe e ambientit ku jeton, për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor.
Përfituesit do të kenë një vend ku mund të strehohen për një periudhë tranzitore dhe të nisin një jetë të re, përmes programeve individuale që do ti aftësojnë të gjejnë punë e strehim të mëtejshëm.

“Shërbimi Social në Shqipëri me këtë strehëz të pavarur për LGBT do të pasurohet. Nuk ka asnjë dallim nëse dikush përndiqet ose persekutohet sepse shfrytëzohet nga trafikantët, nuk ka asnjë dallim nëse dikush përndiqet sepse ka një familjar të dhunshëm dhe nuk ka asnjë dallim në qoftë se dikush përndiqet ose dhunohet pse ka një orientim të ndryshëm seksual në familjen ose në komunitetin e vet. Kështuqë duke qenë se nuk shikojmë asnjë dallim kur shkelen të drejtat e njeriut, nuk shohim asnjë dallim as në mënyrën se si u shërbehet atyre që u shkelin të drejtat, them se ky është një moment që na bën krenarë”, deklaroi Veliaj.
“Kjo strehë kontribuon në jetët e atyre njerëzve, të cilët mund të ndodhen në proçesin e zbulimit të vetes dhe në proçesin e integrimit të tyre dhe për këtë arsye mendoj se ky shërbim do të jetë një arritje e madhe për vendin, ndaj ne e mbështesim atë”, tha ambasadori britanik në Tiranë.

Shërbimi primar i “strehës” është ai i strehimit për një periudhë që mund të zgjasë deri në 6 muaj, periudhë që përfshin edhe ofrimin e asistencës mjekësore. Kjo qendër bazuar në planet individuale për secilin përfitues harton dhe zbaton një axhendë të plotë ditore dhe periodike që përfshin kurse profesionale, kurse të tjera bazike aktivitete social kulturore, etj, si dhe, ndërmjetëson për sigurimin sa më shpejtë të alternativave për strehim dhe punësim.

Ka një staf prej 12 profesionistë, një kapacitet prej 8 shtretërish cdo natë (4 për vajzat dhe 4 për djemtë) dhe synon që të jetë një shërbim dhe një ndihmë me të paktën mbi 2000 shtretër-netë për vitin 2015.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com