TIRANE- Projektit të linjës së interkonjeksionit 400 kw Shqipëri-Kosovë i është hapur rruga për ndërtimin e tij. Opozita dhe mazhoranca e kanë votuar në parim në komisionet parlamentare projektin prej 42 mln eurosh që financohet nga banka gjermane "KfW".
Gjatë paraqitjes së projektit në Komisionin e Ekonomisë, kreu i OST-së, Ëngjëll Zeqo, tha se për përmbylljen e projektit dhe moszgjatjen e tij, është planifikuar që të përdoret edhe fondi i kontigjencës prej 7 mln eurosh.
Projekti i cili do të vijojë me procedura të përshpejtuara, për të mos vonuar marrjen e kredisë, është cilësuar si i kushtueshëm nga ana e opozitës, e cila kërkoi sqarime mbi zbatimin e tij.
“Diferenca midis vlerës së shpallur fituese dy vjet më prarë dhe vlerës së shpallur fituese në muajin nëntor të vitit 2013-të është mbi 7 milion euro, çka dëshmon se qeveria kishte të drejtë, kishte vepruar në përputhje me interesin publik dhe krijoi precedentin e një praktike të mirë edhe në prokurimin e fondeve publike me donatorët- tha Bode.
“Ajo që na intereson të gjithëve ne ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kohën që duhet të fitojmë pasi kemi humbur 2 vite e gjysëm dhe kemi humbur dhe për një vit tjetër procedurën e tenderimit - tha Braçe
Linja e interkonjeksionit e cila duhet të kishte nisur punën që në vitin 2009, është një financim i qeverisë gjermane me donator bankën "KfW" dhe synon krijimin e një autostrade enegjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com