Hapet salla e lojërave, policia
sekuestron 74 makina lojërash 

Hapet salla e lojërave, policia<br />sekuestron 74 makina lojërash 
TIRANË - Sekuestrohen 74 makineri të lojërave të fatit që ishin mbyllur në një ambient. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, i cili po zhvillohet me intensitet të lartë të në të gjithë vendin, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hapur sot me forcë dyert e një salle lojërash fati në të cilën ndodheshin 74 makineri të paregjistruara.
 
Subjekti, i cili ndodhej në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra” me “Rrugën e Dibrës” kishte mbyllur dyert që në ditën e nisjes së operacionit dhe nuk është paraqitur për të mundësuar kontrollin në mjediset e tij.

lojrat e fatit
 (Në foto: Policia sot në magazinën e mbyllur)
Policia ka sekuestruar 74 makineritë e lojërave të fatit dhe i ka dërguar ato në vendgrumbullimin e përcaktuar. Nga hetimi i deritashëm, rezulton se pronar i këtij objekti është shtetasi Admir Demiri, 47 vjeç. 
 
Po punohet për gjetjen e tij me synim marrjen në pyetje si person nën hetim për veprën penale të “Organizimit të llotarive të palejuara“ dhe “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Dosja me materiali procedurale i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë