Hapet sezoni turistik në Berat, Klosi: Më 15 qershor të përfundojë pastrimi i rrugëve! Prioritet siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve

 “Një sezon premtues dhe më i mirë turistik se një vit më parë ku kryefjalë për vitin 2021 do të jetë siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve”.  Kështu deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin e Turizmit, në Berat

"2021 besoj do të jetë me shifra shumë më të larta se sa viti 2020 dhe Berati do të rikuperojë në kuadër të fillimit të strukturave hotelerie më shumë se sa viti 2020. Kemi mundësi që në gjithë qarkun tonë të kemi turistë e padyshim të kemi biznes për këta operatorë turistik, të cilët vuajnë efektet e pandemisë", tha Klosi.

Teksa foli për qasjet e reja të këtij sezonit turistik veror Klosi tha që detyrë parësore është një askion i mirëorganizuar  për përfundimin e pastrimit të zonave turistike brenda 15 qershorit.

"Na del si detyrë të gjithë ne si administratorë publik përfaqësues në këtë komunitet që ka të bëjë me shërbimet që ofron administrata shtetërore. me shumë prioritet ne nuk duhet të kemi Kalanë e Mangalemin, nuk duhet të kemi vetëm Goricën dhe zonën historike si ofertë turistike të qarkut tonë", vijoi Klosi.

Sezoni i ri turistik 2021 do të zhvillohet edhe këtë vit nën respektim e masave dhe rregullave të distancimit social për mbrojten nga COVID-19.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 27/05/2021 19:04

    Po n'Durres zotnija juj kur do e hapni sezonin me pranine tate? Apo tashi qe tvrane çekiçin ske ca me bo mo n'Durres ee??!! Ke qene deputet dhe minister turizmi po siduket i ke pas syte nbythe kur ke kalu neper Durres me ato katrahure qe ka bo bashkia jote me trotuaret, rotondat edhe parkingjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus