Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë, brezat e ardhshëm s'do humbin identitetin

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë, brezat e ardhshëm s'do humbin identitetin

Shkolla shqipe në Bari

Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.

Duke qenë se iniciativa nga shoqata e grave shqiptare në Bari, Mburimi shkruan në mediat sociale se: 'Kur shkruani për gratë, duhet të zhysni stilolapsin në ylber dhe ta thani faqen me pluhurin e krahëve të fluturës.'

Hapjen e saj e ka përshëndetur edhe kryetari i grupit Parlamenter në Partinë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë.  Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre. 

'Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë.  Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.'- shkruan ndër të tjera Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2021 23:54

    Po ndonje perpjekje per mbledhjen,ruajtjen dhe mesimin e arberishtes eshte bere? A ka ndonje fjalor arberisht-shqip,bere nga gjuhetaret dhe akademiket tane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?