Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 km e gjatë! Kalojnë automjetet e para! Shpejtësia e lejuar deri në 90 km/h (VIDEO)

TIRANË- Është hapur tërësisht për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me drejtorin e ARRSH-së, Gentian Xhylin, dhe zëvendëskryeministren Belinda Ballukun, i cili që ndoqi nga afër hapjen e Unazës. 

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët ka gjithashtu hapësira të dedikuara.

Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet. Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ibro: 31/12/2024 20:16

    Unaza duhet me kalime jo ndertime koti pa studime katraure

    Përgjigju
  • Bana: 30/12/2024 22:10

    Tmerrrr, unaze qe kalon ngjitur me bulevardin dhe ska hyrje dalje, kalova sot desh shtypa 2 njerez ne mes te rruges , asfalti gunga gunga mu bo bmw cop E turpshme!

    Përgjigju
  • Unaza: 30/12/2024 09:31

    1. Mbikalimi shqiponja nje projekt katrahur ku eshte bllokuar trafiku. 2. Unaza e madhe nuk lidhet me bulevardin e ri nje gje e pakuptimte fare. 3. Duhen urbaniste te huaj per zgjidhje afatgjata.

    Përgjigju
  • Unaza2: 30/12/2024 09:25

    Mire qe po behet por projekti i sheshit shqiponja duhet te jete projekti me idiot qe eshte bere ndonjeher. Ne vend qe te liroje trafikun per ne qender ka krijuar nje hinke qe krijon trafik artificial. Hyrja e Veriut kur vjen nga Durresi eshte nje tunel i ngushte si vrime qe do shkaktoje ngadalsim mjetesh e per rrjedoje nje varg te gjate trafiku gjithashtu. Nuk ka lidhje me bulevardin e ri qe humbet totalisht funksion prej kesaj gjeje. Nuk e kuptoj perse duhet te jete me korsi makinash kur nuk lidhet me unazen ne menyre qe te lehtesoje trafik. Ndoshta duhet kthyer ne pedonal fare se ska sens sic eshte projektuar. Se kuptoj perse nuk marrim urbaniste te huaj te bejne zgjidhjet e trafikut per 50 vitet e ardhshme jo per 5 muajt e ardshem.

    Përgjigju
    • tomaso: 31/12/2024 12:04

      Ndoshta Artan Lame ka futur hundet ne keto projekte ashtu siç e beri tek Komuna e Parisit ku edhe nje makine s'kalon dot. Te duket sikur je ne rruget e vjetra te venzeias apo te Firences, te menduara para 5 shekujsh, dhe jo ne vitin 2000. Sheshi Shqiponja, pas 10-20 vitesh do rivizitohet se eshte pak funksional. Por ata leke u dhane shpejt e shpejt per perfitime politike, pa nje studim afatgjate. Por ashtu behen punet ne Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë

Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë