Tragjike/ Kush është Zoi Ksila, vajza me shtetësi greke e origjine shqiptare që nderroi jetë në aksidentin fatal! Erdhi për pushime me të fejuarin

KORÇE- Zoi Ksila, 24-vjeçarja që shihni në foto, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 1 Janarit 2025 në aksident rrugor. Zoi, ishte vajza e dy prindërve me origjinë shqiptare, por kishte lindur e rritur në Greqi ndaj mbante pasaporte greke. Ajo erdhi për të festuar Vitin e Ri bashkë me të fejuarin shqiptar por nuk u kthye gjallë në vendin e saj, për shkak se makinat u përplasën vetëm 20 km pa mbërritur në Kapshticë. Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 22:00, në aksin nacional "Korçë-Bilisht", ku mungon plotësisht ndriçimi.

Në aksident u përfshinë "Peugeot" që drejtohej nga Klaudio Kishta, i fejuari i viktimës dhe “Benz”-i që drejtohej nga Trifon Mehmeti. Shkak dyshohet shpejtësia e dy drejtuesve që janë ndaluar nga policia si dhe manovra e gabuar në timon.

Burimet thanë se dy drejtuesit lëviznin me shpejtesi, ndersa drejtuesi i “Peugeot” ka bërë manovër të gabuar. Sipas deklarimit të tij ne polici, ka tentuar të shmangë perplasjen me nje kafshë që i ka dalë në rruge. Goditja me “Benz”-in ka qenë teper e fortë.  Trupi i viktimës u dergua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Prokuroria e Korçës për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit.

Viktima, Zoi Ksila

Klaudio Kishta, i fejuari i viktimës

MALIQ

Një tjetër aksident i rëndë u shënua mesditen e sotme (2 Janar) rreth orës 13:55, në aksin rrugor 'Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Zvirinë të Maliqit. Automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.  Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur nënë e bir, të cilet udhetonin me motor. Ata  janë transportuar në spitalin e Korçës,ku djali është në gjendje të rëndë, ndërsa shkaqet po hetohen.

FIER

Ndërsa në aksin Fier-  Levan paraditen e sotme u përfshinë në aksident tre automjteve, për pasojë tre persona mbeten të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e Fierit, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

KËLCYRË

Një 87-vjeçar mbeti i plagosur rëndë sot në mesditë, pasi automjeti BMW që drejtohej nga nje i ri e përplasi në aksin Këlcyre-Permet afër qendres se qytetit. Drejtuesi i mjetit, i cili dyshohet se qarkullonte me shpejtësi u ndalua nga policia. I moshuari është dëmtuar jo lehtë dhe po merr mjekim në spital. Policia ndodhet ne vendngjarje per te hetuar shkaqet e ketij aksidenti, nderkohe që është bllokuar qarkullimi, duke krijuar radhe kilometrike.  

R.D/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 03/01/2025 00:08

    Ngushëllime familjes, e trishtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen