Tiranë- Policia e kryeqytetit njoftoi se ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 7 persona dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Bëhet fjalë për shpërndarje droge, përleshje me pasojë dëmtimet, dhunë në familje dhe aksidente në gjendje të dehur në timon, pas festimeve të ndërrimit të viteve.
Sektori i Hetimit të Narkotikëve arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A.Q, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Kurse Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi E.Gj., 38 vjeç, si dhe procedoi në gjendje të lirë A.G., 40 vjeç dhe D.G., 45 vjeç. Në rrugën “Fitnete Rexha”, për motive të dobëta, i ndaluari akuzohet se ka goditur me sende të forta dy të tjerët, ndërsa këta të fundit kanë kanosur dhe goditur me grushte E.Gj.
Po nga ky komisariat u lokalizua dhe arrestua i kërkuari D.T., 35 vjeç, për veprën penale "dhuna në familje”. Aksioni u krye bashkë me Policinë e Sarandës.
Edhe Sektori i Qarkullimit Rrugor njoftoi se arrestoi në flagrancë 4 persona në gjendje të dehur në timon, pas festimeve të Vitit të Ri.
Në pranga ra R.H., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale G.K., 23 vjeç, po në gjendje të dehur, që gjithashtu është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues E.K. Për pasojë janë dëmtuar ky i fundit dhe pasagjeri në mjetin e tij H.K. Të fundit u ndaluan A.R., 35 vjeç dhe E.H., 34, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.9%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 1479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër/ Dy vëllezërit kuksianë sjellin ‘përvojën’ britanike! Kamuflonin kultivimin me bokse muzike (VIDEO)
19 Mars, 14:37
-
Tiranë/ Në kërkim çifti që përndoqi një vajzë në rrjetet sociale, 40-vjeçari kapet në shitje kokaine dhe hashashi
19 Mars, 13:54
-
Kundërshtoi dhe goditi policin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)
19 Mars, 11:10
-
‘E gjetëm të shkretuar dhe me stola të thyer!’ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë: Çibanët kishin mbirë në çdo cep te Liqeni, tani oaz arti e kulture
19 Mars, 10:05
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Fletë votimi gjigante/ Rama kritika KQZ: Qamet i madh, si libër! Ishte qendër votimi më vete, të ndiqnin modelin italian (VIDEO)
18 Mars, 23:06
-
Zbulohet një shtëpi bari në Laknas/ Arrestohet një punonjës i OSHEE, shoqërohen dhe dy vëllezër
18 Mars, 22:38
-
Lorenc Vangjeli: Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës
18 Mars, 21:20
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
Shpejtësi e lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar
18 Mars, 14:50
-
‘Pse më shikon ashtu’, sherri mes të miturve në Kamëz! Arrestohet 17-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin
18 Mars, 14:35