Hapet tenderi! 1.7 mld lekë për transformimin e piramidës në Tiranë...Kompanitë afat deri më 2 shtator

TIRANË- Rreth 1.7 miliardë lekë është tenderi i hapur nga Bashkia e Tiranës për realizimin e projektit “Rijetësimi i Piramidës”. Të gjitha kompanitë e interesuara do të kenë mundësi që të dorëzojnë ofertën e tyre deri me 2 shtator 2020.  

Pas mbylljes së këtij afati do të vlerësohen ofertat, dhe që nga momenti i nënshkrimit të kontratës operatori privat do të ketë në dispozicion 24 muaj apo 2 vite për të bërë të mundur realizimin e projektit.

Kompanitë pjesëmarrëse në garë do të vlerësohen për çmimin e bërë, dhe fitues do të shpallet kompania me ofertën ekonomike më të favorshme. Pikët maksimale që mund të marrë një ofertë do të jenë 100, dhe oferta do të vlerësohet për detajet teknike, kapacitetin dhe ofertën.

Për transformimin e piramidës do të përdoren të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti i vënë në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.

Në shpalljen e tenderit në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë vënë në dispozicion një sërë dokumentesh, me të gjitha detajet e këtij projekti dhe formën që piramida duhet të marrë në fund.

Për kthimin e piramidës në një godinë multifunksionale për herë të parë është folur në vitin 2017, ku gjatë një eventi të zhvilluar ka qenë Edi Rama dhe Erion Veliaj që hodhën idenë për ta kthyer Piramidën ne një Qendër Ndërkombëtare te Artit e cila do te shërbente për promovimin e artisteve te rinj.

Më pas në vitin 2018 u prezantua plani për ta transformuar atë, ndërkohë projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.

Kati i pare do jete i hapur ne te gjitha anët duke ftuar publikun te mare pjese ne programe te ndryshme qe do te zhvillohen.  Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO.

TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do tu jepen veglat dhe njohuritë që kanë nevojë për te arritur potencialin e tyre dhe ata do te jenë në gjendje te krijojnë rrugën e tyre te të mësuarit.

Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja