Hapet tenderi 6.5 mln euro për të blerë 4.8 milionë litra naftë për rimbursimin e fermerëve

Hapet tenderi 6.5 mln euro për të blerë 4.8 milionë litra naftë për rimbursimin e fermerëve

Foto ilustruese

Rreth 6.5 milionë euro pa TVSH është vlera e tenderit të hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për blerjen e naftës që do u shpërndahet fermerëve si pjesë e skemës së rimbursimit të naftës.

Tenderi i hapur këtë të mërkurë është për të blerë 4,8 milionë litra naftë, që më pas do u shpërndahet fermerëve për tu përdorur për aktivitetin e tyre. 

Të gjithë fermerët e regjistruar dhe që kanë NIPT, përfitojnë nga skema e naftës, dhe e marrin karburantit të çliruar nga taksa e karbonit, e qarkullimit dhe akciza. Sasia e naftës që do të përfitojnë fermerët që do të aplikojnë do të përcaktohet në bazë të produkteve që ata mbjellin dhe më pas kultivojnë.  

Sipas dokumenteve të tenderit nafta do të mund të merret me kartë elektronike nga fermerët në të gjitha pikat e kompanisë që do të fitojë tenderin. 

Si pasojë e luhatjeve të çmimit të karburantit në bursën ndërkombëtare dhe në Shqipëri, në dokumentet e tenderit thuhet se do të përcaktohen edhe vlerat absolutja të rritjes apo uljes së çmimit.

“Gjatë kohës së zbatimit të kontratës, për furnizimin me karburant, vlera absolute e normës së fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës në rast të luhatjes së çmimeve. Nëse çmimi gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gazoil, ndryshon në raport me çmimin e kontratës, atëherë autoritetet/entet kontraktore duhet të bëjnë likuidimin e mallit sipas faturave periodike të shitjes, mbështetur në çmimin e bursës të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri në këtë moment. Autoriteti kontraktor, para pagimit të faturës së mallit duhet të kontrollojë përqindjen e pranuar të rritjes apo të uljes të çmimit të bursës, të publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lëvruar sipas kushtit CIF-Shqipëri, në momentin e shitjes së mallit, objekt kontrate, autoriteteve kontraktore, si dhe cilësinë e mallit të lëvruar, nëse është e njëjtë me atë për të cilën është shpallur fitues kontraktori”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Nga skema e parë përfituan mbi 20 mijë fermer të cilët e morën naftën me çmim të reduktuar.  Nga ana tjetër kjo skemë ka nxitur edhe formalizimin e fermerëve, pasi nëse në 1 janar 2021 ishin të regjistruar 47 mijë fermerë, aktualisht janë të regjistruar me NIPT 63,694 fermerë.

 

Njoftimi i kontratës
 

 

 

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë