Tirana do të ketë një teatër të ri kukullash dhe një qendër kulture të re për fëmijë. Ministria e Kulturës ka hapur tenderin për ndërtimin e një qendre të re multi-funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Vlera e tenderit është mbi 1 miliardë lekë (1,035,362,461) pa TVSH, dhe të gjitha kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 15 shtator të këtij viti. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj.
“Ministria e Kulturës do të investojë në ndërtimin e një objekti/qendre të re multifunksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Detyra e Projektimit konsiston në ndërtim nga fillimi të objektit të ri për Qendrën Kombëtare të kulturës për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave i cili do të strehojë në një ndërtesë të vetme, të re, të dy institucionet që deri sot funksionojnë në dy godina të veçanta”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Projekti konsiston në ndërtimin e një teatri të ri në Tiranë me 8 kate mbi tokë dhe një nën tokë, me një sipërfaqe prej 8000 metër katrorë mbi tokë dhe 1000 metër katrorë nëntokë, ku struktura e godinës do të jetë betonarme dhe me sistem antisizmik. Zona në të cilën objekti i ri do të pozicionohet është pranë Parkut të Liqenit përgjatë rrugës Dora D’istria, përpara kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri. Aktualisht kjo hapësirë është zone e gjelbëruar me e sipërfaqe rreth 1 hektar.
Shkak për këtë investim të ri në zemër të Tiranës, është bërë kapaciteti i pamjaftueshëm për të zhvilluar shfaqe dhe për të ofruar shërbimet kulturore të nevojshme për qytetarët si dhe distanca që kanë këto dy godina nga njëra tjetra, pasi Teatri i Kukullave është pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa Qendra Kombëtare e Fëmijëve ndodhet në Kinostudio.
“Teatri i Kukullave do te zgjeroje kapacitetin e tij, duke shtuar postet e frekuentuesve, si dhe ka nevoje te shtohet me një dhomë performancash, një dhomë punëtorie dhe një dhomë provash e cila mund të shërbejë si një ambient fleksibël edhe për nevoja te tjera. Do të mund të shndërrojë Teatrin e Kukullave në një qendër të bollshme dhe të adaptueshme si një Qendër Kulturore për Fëmijë, e shkrirë me parkun. Teatri i Kukullave do të përmirësohet në një Qendër të plotë dhe fleksibël për Kulturën për Fëmijë, e ngulitur dhe në lidhje të ngushtë me parkun e gjelbër publik të zgjeruar”, thuhet në argumentimin e projektit.
Aktualisht sipërfaqja e Teatrit të Kukullave është 800 metër katrorë dhe ka 160 vende, ndërsa Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është 600 metër katrorë. Ministria e Kulturës thotë se përpos shtimit të sipërfaqeve, synimi është kthimi i teatrit të Kukullave në nj hapësirë fleksibël, të lirë dhe mikpritëse për performancë, prodhim, eksperiment, pavarësisht nga lloji i aktivitetit kulturor, me fokus fëmijët dhe zhvillimin e tyre artistik.
“Planifikimi i hapësirave të reja të nevojshme do të ofrojnë sipërfaqe të mjaftueshme, që përballojnë kapacitetin e parashikuar si dhe ambiente të cilat plotësojnë kushtet teknike. Salla e re e propozuar pothuajse dyfishon kapacitetin e teatrit aktual të kukullave në ish‐parlamentin, pa llogaritur vendet e jashtme që mund të përdoren edhe për sallën e postës, por mbi të gjitha, salla e re profesionalizon ‘pjesën e pasme të shtëpisë’ sipas standardeve ndërkombëtare”, vijon më tej projekti.
Me këtë projekt të ri, Ministria e Kulturës thotë se Tirana do të kthehet në një referencë edhe për vendet evropiane.
“Me Teatrin e ardhshëm të Kukullave, Tirana pritet të bëhet një referencë qendrore dhe e njohur ndërkombëtare për artin e kukullave, një vend rrezatues krijimi, një kryeqytet me një nga ambientet më dinamike dhe më krijuese të kukullave në Ballkan dhe në atë evropian”, thuhet në raportin arkitektonik të tenderit.
Ta gezoje kompania strategjike "Ineciator"!
PërgjigjuPo fati i teatrit te vjeter te kukullave cili do te jete? Heshtja e ministres eshte e dyshimte!S.d.q do te jete turp kombetar dhe historik nese prishet ndertesa e kuvendit te pare shqiptar.Kjo ndertese nuk u be me tallash si TK,dhe nese ka demtime duhet restauruar e kthyer ne shkelqimin e pare dhe le te kthehet ne muzeum,ose dicka e tille.
PërgjigjuEeeeee SA bukur...theater kukullash 8 milion euro.ndertes 8 kateshe.bukur shum bukur....se harrova nji pallat 12 katesh I sapo perfunduar nga nje I njohuri I'm me gjith sheshin e ndertimin me gjith bakshishin per leje ndertimi vajti 3.6 milion euro.sikur sme dalim llogarit me tok pa lek QE e Ka ministria e me 8 Kate theater kukullash...Ene postoni komentet se lat nam Duke na censuruar
Përgjigju