Hapet tenderi ndërkombëtar
për bulevardin e ri të Tiranës
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Projekti i studios arkitekturore “Grimshaw Architects” parashikon zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. (Foto: Projekti i studios "Grimshaw")
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Në dispozicion të zbatimit të projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects”, Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milionë euro. Projekti parashikon zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të “Abu Dhabit”, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54 milionë euro, si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7 milionë Euro.
Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet “Pallati i Drejtësisë”, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi, etj.
Korridori i lëvizjes përgjatë bulevardit veri-jug, si dhe unaza veriore e qytetit, pritet të sjellin zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e qytetit, në lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturën urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme për një mjedis sa më ekologjik.
Aktualisht lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës.
Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14km2. Dhe nga zbatimi i këtij projekti pritet të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik i zonës,vlerësimi i pronës, etj.
Studioja arkitekturore e kontraktuar për hartimin e master planit të kësaj zone ka dorëzuar në datën 30 mars 2013 projektin final të zbatimit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi me juri ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës dhe ku u përzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11
-
Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot
27 Nëntor, 07:57
-
Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
27 Nëntor, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul
27 Nëntor, 07:48
-
'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
27 Nëntor, 07:33
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44