Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë

Pas 6 vitesh zvarritje, është rihapur përsëri gara për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre. Në tenderin e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, nga Ministria e Infrastrukturës vlera e këtij koncesioni përcaktohet 364.7 milionë euro pa TVSH, dhe kohëzgjatja 35 vite.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.  Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat për të dorëzuar ofertat deri më 17  Shkurt 2025.

Ndryshe nga autostrada ekzistuese në dokumente thuhet se do kalohet nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”, me gjatësi rreth 17 km.

“Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin”, thuhet në dokument.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, tarifa do të fillojë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e mëdha.

Pas lidhjes së kontratës, ndërtimi është planifikuar të nisë në vitin 2025 dhe të mbyllet në vitin 2028. Edhe për këtë segment do të ketë garanci nga shteti për volumin e trafikut, në shumën 25.3 milionë euro, vlerë që do të mbulojë humbjet e kompanisë private në rast nevoje.  Vetë kompania private sipas analizave të bëra do të fitojë 799.4 milionë euro gjatë viteve të operimit, pra të ardhura që do të vijnë nga tarifat e kalimit në autostradë.

Gara për këtë autostradë nisi në vitin 2018, ku kompania ANK përmes një propozimi të pa kërkuar fitoi të drejtën për të ndërtuar rrugën me kosto 256 milionë euro, por kompania nuk arriti të plotësonte kushtet.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Erion Braçe: 78 milionë euro do mungojnë çdo vit në buxhet, nga heqja e taksës për profesionet e lira

Kuvend/ Erion Braçe: 78 milionë euro do mungojnë çdo vit në buxhet, nga heqja e taksës për profesionet e lira