VLORË- Ka përfunduar faza e parë e punimeve të pistës në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se është shtruar shtresa e parë e pistës, ndërsa vijojnë punimet për dy shtresat e tjera. Pista 3.2 kilometra është hapur krejtësisht, ndërsa punimet vijojnë ende për rrethimin e të gjithë sipërfaqes së aeroportit.
Në vitin 2023 pritet të nisë puna për ndërtimin e godinës, ndërsa kulla e vrojtimit, rreth 40 metra e lartë do të jetë ajo që do të marrë formë e para. Po vitin tjetër do të nisë puna edhe për ndërtimin e terminalit me sipërfaqe 1800 metra katrorë. Fluturimi i parë në aeroportin e Vlorës pritet të bëhet në vitin 2025.
Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.
Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.
Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.
Aeroporti i Vlorës do të rrisë eksportin shqiptar të bimëve jeshile dhe mjekësore nga Lazarati dhe rajonit. Na duhet edhe aeroporti i Dibrës. Pse jeni të shqetësuar me këtë?
Përgjigjuo beu o gomar aeroportet na sjellin turiste o debil.....cfare do me teper,,,,turistet na sjellin para...
Përgjigjumos harroni te beni dhe nje aeroport ne sarande,,,shkoder ,,korce,,gjirokaster....
Përgjigjucfare kuptimi ka te besh aeroport kaq te madh ne vlore i zot e di, nje rajonal i vogel i kuksit kishte kuptim, nga ana tjeter duhet te rritej ai i tiranes ,sepse ka nje one me 1,7 milion banore, qe jane gjate gjithe vitit, vlora sa do qe te zhvillohet do ngeli nje qytet 5 mujor per plazh, pastaj cfare do behet, do vijn pronaret e vilave me kalu fundjave ,sa do jene keta
Përgjigjuahahha sa inat që mbani. Aeroporti i Vlorës do përdoret nga i gjithë jugun: Fier, Berat, Gjirokastër etj. Kjo është një ënderr për ne, nuk do kemi më nevojë të bejmë Tiranë-Durrës, Durrës-etj. Jugorët do ta kenë shumë më kollaj vizitimin e Shqipërisë. Pastaj dihet që e kanë bërë më shumë për turistat, po edhe ne përfitojmë.
Do shkojme ne plazh nga Rinasi me avion meqe ne fundjava duhen 4 ore nga trafiku rrugor. I lumte peshtetareve or teeeejjj
PërgjigjuCfare skandali, cfare shkaterrimi i gjithe asaj zone nga ana mjedisore. E per cfare? Per nje aeroporr qe nuk do kete pune as per te mbajtur veten.
Përgjigju