Hapet tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë! Balluku: Ka përfunduar 65% e punimeve

Hapet tuneli i Skërficës në segmentin rrugor Kardhiq-Delvinë, që do të lidhë Gjirokastrën me Delvinën. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se deri më tani janë kryer 65% e punimeve, ndërsa do të vijohet me asfaltimin dhe ndriçimin e tunelit.

Me avancimin e punimeve, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, synohet që aksi rrugor Kardhiq-Delvinë të përfundojë para nisjes së sezonit të ri turistik, duke shkurtuar kështu kohën e udhëtimit drejt Sarandës, por njëkohësisht duke afruar bregdetin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke krijuar kështu një treg të përbashkët për këto dy rajone.

“Aksi Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 33 kilometrash. Është një nga veprat më të rëndësishme për lidhjen e dy rajoneve, bregut me pjesën e brendshme, Gjirokastrën dhe Tepelenën dhe padyshim do të jetë një nga indikatorët e rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë, sidomos zhvillimit të turizmit. Ne shpresojmë shumë që kjo vepër të përfundojë para afatit kontraktual, i cili është gusht 2022. Kemi marrë një premtim nga kompania, edhe nga ARRSH që do dorëzohet në fillim të sezonit, gjatë muajit qershor të vitit tjetër duke e bërë kështu të aksesueshĕm dhe duke krijuar komoditet jo vetëm për banorët e të dy zonave, por edhe të gjithë turistëve që do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Gjirokastrën, edhe Tepelenën edhe bregun gjatë pushimeve verore”, deklaroi ministrja Balluku.

Aksi Kardhiq-Delvinë përbehet ka 8 lote, ku tre lotet e para kanë përfunduar, lotet 4, 5 dhe 6 janë në proces ku deri më tani janë realizuar më shumë se 90% e punimeve, ndërsa loti 8 është i fokusuar kryesisht në vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore si dhe forcimin e skarpateve.

“Unë shpresoj shumë që shumë shpejt të kemi mundësi për të vazhduar edhe me etapat e tjera të loteve, të shikojmë lidhjen që do ndodh me lotin 6 dhe gjithçka tjetër për përfundimin e kësaj vepre. Nuk kemi nga kompania shprehje të ndonjë vështirësie apo problematike dhe kjo është padyshim diçka shumë e mirë në këto momente. Shpresojmë të ecim me të njëjtat ritme. Do bëjmë të pamundurën për ta përfunduar para afatit kontraktual”, theksoi Balluku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit