Sulm me breshëri plumbash në një shkollë në Rusi, vriten 13 persona! Mes tyre 7 fëmijë, dhjetëra të plagosur

RUSI- Një ngjare e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hënë në Rusi. Të paktën 13 persona janë vrarë, pasi një sulmues ka hapur zjarr në një shkollë ruse.  Në mesin e viktimave janë shtatë fëmijë, thanë autoritetet, teksa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Izhevsk, në Rusinë qendrore, teksa Ministria e Brendshme ruse tha se edhe 20 persona, përfshirë edhe fëmijë, janë plagosur. Dy mësues dhe dy roje sigurie janë në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesa e shkollës. Veturat e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet e sigurisë janë parë në vendin e ngjarjes.

Të shtënat raportohet se kanë ndodhur në shkollën me numër 88, ku mësojnë pothuajse 1.000 nxënës dhe punojnë 80 mësimdhënës. Sulmuesi raportohet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është ende i paqartë.

Një ligjvënës lokal tha se sulmuesi ishte i armatosur me dy pistoleta. Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, citoi hetuesit të kenë thënë se sulmuesi kishte veshur një bluzë me simbole naziste. Ndërkaq, mediat ruse kanë publikuar online disa video ku shfaqen njerëzit duke ikur me panik nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, ka disa pamje ku shfaqet gjak dhe vrima plumbash në objektin e shkollës dhe fëmijët e fshehur poshtë bankave të tyre. Shkolla ku ndodhën të shtënat gjendet në qytetin Izhevsk, me popullsi prej 650.000 banorësh. Kjo shkollë gjendet shumë pranë ndërtesave qeveritare.

Policia më vonë zbuloi se agresori direkt pas sulmi ishte vetëvrarë ndërsa në positmin e tij të fundit në Telegram kishte publikuar se nuk ishte pjesë e asnjë organizate ekstreme dhe se nuk kishte asnjë këkesë politike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Sulmi me armë në shkollën ruse, del VIDEO pak minuta pas të shtënave, të gjithë vrapojnë të ikin

BBC ka publikuar një video nga brenda shkollës në Rusi, vetëm pak minuta pasi të shtënave me armë që vranë 13 persona dhe plagosën 21 të tjerë. Në video shikohen teksa fëmijët nxitojnë që të largohet me shpejtësi nga shkolla.  

Ora 14:29
Masakra Rusi/ Agresori me simbole naziste vret veten pasi ekzekutoi 13 nxënës e mësues!  Postimi i fundit i tij: S’kam kërkesa politike

1664195391_sulmi.JPG

Sulmi i rëndë që ndodhi në Rusi ditën e sotme me 13 viktima mes tyre 7 fëmijë është thelluar edhe më tepër.

Nxënësit dhe mësuesit u panë të strukur nën tavolina dhe të fshehur në dollapët e klasave të tyre, ndërsa personi i armatosur kalonte nëpër salla, në pamjet tronditëse që qarkulluan në rrjet.

Policia  gjeti agresorin të vdekur në shkollë, pasi kishte kryer vetëvrasje, por motivi i tij është i panjohur, ndërsa imazhet e kufomës treguan një shenjë dalluese naziste të qepur në këmishën e tij.

Ajo që ndodhi nuk ishte një sulm terrorist. Si e vetmja arsye për atë që ndodhi, ju kërkoj të përmendni urrejtjen. Unë nuk jam anëtar i asnjë organizate ekstremiste, nuk kam kërkesa politike”, shkruante ai në një mesazh të ripostuar në Telegram, i cili mendohet se është shkruar prej tij para sulmit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët