TIRANE- Hapet zyra e parë moderne e punës në kryeqytet. Dikur godina e Lidhjes së Shkrimtarëve, në rrugën e Kavajës, tani do të ketë një funksion tjetër atë të Shërbimit Kombëtar të punësimit. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar hapin e ndërmarrë fillimisht me këtë zyrë si pozitive që çon përpara projektin e qeverisë për punësim.
VELIAJ: MOS HEZITONI AS RAMA S'E NISI PUNEN E PARE SI KRYEMINISTER
Çdo i ri mund të sjellë CV e tij në këtë zyrë si mundësi për t’u punësuar. Gjithashtu online është hapur dhe faqja zyrtare www.puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për punësim.
Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj thotë se janë 2180 vende pune pë ata të rinj që duan të aplikojnë.
"Trefishuam fondin e punësimit. Do të hapim një konkurs ku të gjithë punëdhënësit të kenë akses në këtë shërbim. Ishim dëshmitarë të një rritje ekonomike që s’ka sjellë punësim tani Zyra e punës do të jetë një factor që do të ndërmjetësojë krijimin e vendeve të reja të punës” – tha Veliaj.
Ministri i ri i kabinetit qeveritar i përcolli dhe një mesazh të rinjve: se më mirë është të punosh, me çfarëdo page sesa të rrish kafeneve dhe të luash bixhoz. Madje puna e parë është një mundësi fantastike për të filluar karrierën.
“Ndoshta puna e parë nuk është puna e ëndrrave tuaja, por as Edi Rama nuk nisi punën e parë si kryeministër, as Ettore Sequi nuk nisi punën e parë si ambasador”.
RAMA: ZYRA E PUNESIMIT ADRESE E BESUESHME
Rama tha se do të punohet që Zyra moderne e Punësimit të jetë një adresë e besueshme për të rinjtë por dhe për punëdhënësit.
“Do të jetë adresë e besueshme e një të riu e të reje në pragun e daljes nga rruga e gjatë e studimeve dhe e një punëkërkuesi të hershëm apo në tërësi e shqiptarëve që jetojnë këtu apo jashtë. Eshte dallëndyshja e parë që lajmëron një stinë tjetër në marrëdhënien e qytetarit me punëkërkimin, shënon dhe hapjen e një faqeje të re në raport me punëkërkimin. Modeli ynë i zhvillimit ekonomik do të rrisë punësimin ”- tha Rama.
I bindur se edhe kjo zyrë do të ngjallë reagimin e kundërshtarëve kryeministri ka siguruar tranformimin e shtetit shqiptar dhe tregoi një anekdodë për kundërshtarët e tij me anë të së cilës kërkonte të shprehte bindjen se për një gjë ishte i sigurtë: Do modernizonte shtetin".
/Shqiptarja.com