U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Autoritetit mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gentiana Sula, kreu i Autoritetit, u shpreh se "kjo marrëveshje parashikon shkëmbimin e njohurive dhe praktikave për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale gjatë proçesit të informimit mbi dosjet e ish sigurimit".
 
Ndërsa Komisioneri Besnik Dervishi tha se fushat e kompetencave që mbulojnë të dy institucionet do të bashkëpunojnë që të mos cenohet privatësia e individit, por as interesi publik.

"Marrëveshja parashikon edhe dhënien e opinioneve për hartimin e akteve ligjore e nënligjore, shkëmbimin e informacionit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e botimeve mes dy insitucioneve", tha Dervishi.
 
Redaksia online
D.M.Shqiptarja.com