Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Begaj: Kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi! Spiropali: Moment historik

Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Begaj: Kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi! Spiropali: Moment historik

Presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti sot (15 Tetor) hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Kreu i shtetit vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët, në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, shkruan ndër të tjera:

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.  Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”.

Moment historik e quajti kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, duke thënë se ky hap siguron pathyeshmërinë e reformave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Spiropali: Moment historik, garanton pathyeshmërinë e reformave

1727940689_spiropali.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë. Një moment historik që garanton pathyeshmërinë e reformave, e quan kryeparlamentarja.

"Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore", thuhet në reagimin e Spiropalit. 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin