‘Jo ditë për të hapur shampanjën’ Opozita: Negociatat drejt BE, hap i vonuar!

“Deklaroj me përgjegjësinë të plotë që Shqipëria nuk plotëson sot asnjë kriter”. Ky ishte komenti i drejtuesit të Partisë Demokratike Sali Berishës nga arresti i shtëpisë për ditën historike të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Nuk plotëson në radhë të parë kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Është vendi i vetëm në Europë me persekutim të liderëve të opozitës. Shqipëria është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë”, tha Berisha.

***

“S’besoj të hapim shampanjën e 1 mijtë në vitin 2024”. Edhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku tha në një konferencë për mediat, se qeveria ka lënë pa përfshirë në këtë proces opozitën.

“Fatkeqësisht qeveria ka nisur një luftë të pandershme dhe në kundërshtim me frymën e BE duke injoruar rolin e opozitës që ka në këtë proces. Duke dëshmuar një hipokrizi ku nga një anë kërkojnë dialogun dhe nga ana tjetër nuk e përfshijnë as parlamentin dhe as forcën kryesore politike në kuvend që kanë kontribuar në këtë proces”, u shpreh Tabaku.

Tabaku thotë se diskutimet në Luksemburg nuk mund të lënë pa përfshirë kërkesën e opozitës për qeveri teknike, kërkesë për të cilën Partia Demokratike ka nisur bojkotin e parlamentit dhe revoltën në rrugë. Socialistët nga ana tjetër kërkojnë negociata edhe me opozitën për të gjetur gjuhën e përbashkët, pasi kapitujt e integrimit lidhen edhe me punën e Kuvendit.  

Paralel me këtë konferencë, vetëm pak metra më tej, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj evidentoi se hapja e negociatave e gjen parlamentin gjysmë-bosh.

“Kjo pjesë këtej është bosh. Ju mund të thoni s’është faji jonë por është një pamje që nuk i bën nder shqiptarëve në një ditë simbolike si e sotmja. Politika ka vetëm një detyrë, të ulë kokën dhe të kërkojë ndjesë për këtë vonesë. Parlament gjysmak, si mund të jetë europian një parlament i tillë, si mund të kontrollohet qeveria maxhoranca si mund të ketë dialog me mungesën?” tha Alibeaj.

Ndërsa Lulzim Basha, lajmin e mirë për Shqipërinë e quan të vonuar, pikërisht për shkak Edi Ramës.

Për hapjen e negociatave reagoi edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që tha se prej sot Ministria e Drejtësisë merr një rol vendimtar në avancimin e reformave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Hapja e negociatave me BE/ Basha: Të falenderosh Putin është tallje! Mjet monitorimi për qeverinë më të korruptuar në Europë

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, se ky është një lajm i mirë që prej vitit 2012, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Sipas tij, të falenderosh për këtë hap Ramën të cilit i referohet si Putin, është tallje për Europën dhe shqiptarët.

Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash.

Basha më tej thotë se negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.

Postimi i plotë i Bashës:

Hapja e negociatave pa asnjë diskutim është një lajm i mirë për Shqipërinë. 
Por, të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Europën dhe shqiptarët. 
Negociatat u vonuan fillimisht për shkak të destruktivitetit të Edi Ramës në opozitë, e më pas se ai bëri gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtorët e korruptuar dhe inkriminuar.
 
Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.

Që prej 2012-ës, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tashmë do të jetë në dorë të shqiptarëve nëse do të presin edhe dhjetra vite deri në përmbylljen e këtij procesi, me një kryeministër që hallin e vetëm ka pushtetin e tij, apo do të zgjedhin të ecin më shpejt, duke zgjedhur një qeveri që do të mendojë dhe punojë për ta.

Shqipëria meriton më shumë

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 16/10/2024 08:16

    Te ishte per ju, as ne 3024 nuk do e kishim perjetuar kete moment.

    Përgjigju
  • Linda: 15/10/2024 17:48

    E hap apo jo Berisha me Tabakun dhe Bashen shampanjen s'na intereson shume se shqiptaret sot e kane djegur kudo ku jane me raki dhe muziki!Gezuar e bukura Shqiperi dhe dite me te bukura popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Ina: 15/10/2024 17:00

    Flisni nje here te vetme mire per shqiperine,jeni opozitar por jeni shqipetar,kjo tregon se jeni duke plas prej inati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur