Vetëm disa ditë pas vënies në punë të kabinetit të kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Kukësit, është shënuar një fluks i të sëmurëve me probleme kardiake për të bërë provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës.
Sipas mjekëve kardiologë, të sëmurët të cilët ishin planifikuar për të bërë kontrolle në muajin qershor pranë QSUT-së, i janë drejtuar për trajtim të specializuar Spitalit Rajonal të Kukësit.
Hapja e kabinetit të kardiologjisë është mirëpritur edhe nga të sëmurët.
Sipas tyre kontrollet kardiake tashmë do ti bëjnë në Kukës pa qenë e nevojshme të udhėtojnë drejt kryeqytetit ku edhe shpenzimet ishin të mëdha.
Vënia në funksion e këtij kabineti u bë e mundur falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë prej 6 milionë lekë dhe ka parametra të njëjta si pavioni i kardiologjisë në QSUT.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com