Hapja e listave/ Gjoni: PD-PS-LSI si 'Game of Thrones', po luftojnë për interesat e tyre! Draftet e minutave të fundit për të tallur Arqilenë ose Xhamile (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, si dy bashkëkryetar të këtij komisioni, por për këtë e ka një shpjegim. Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik  ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.

"Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t'u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S'duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.

Propozim është i fisshëm. Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar. Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës. Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si "Game Of Thrones", "Lufta e fronteve", Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it. Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet. Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008. Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet. Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë. Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh që të qetësohet situata shoqërore që unë e parashikoj që do të jetë eksplozive dhe asnjë ambasador i huaj nuk do e kontrolloj dot inatin", tha Gjoni.  


Lajmi kryesor:

Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?! Murrizi: Në tetor çoj në 'Kushtetuese' Kodin Zgjedhor sipas PS!


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion